Arrestimi i Haradinajt, ministri i Jashtëm i Shqipërisë: Franca të qartësojë situatën duke e liruar menjëherë
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka përcjellë sot përmes faqes së tij në Facebook një qëndrim për arrestimin e Ramush Haradinajt në Francë. Bushati e cilëson aktin të dënueshëm, pasi ai bazohet në një urdhër arresti të vitit 2004.
“Ndalimi i Ramush Haradinajt në Francë bazuar në një urdhër arresti të 2004 të lëshuar nga Serbia, është i dënueshëm, kur dihet botërisht se drejtësia ndërkombëtare e ka çliruar atë nga të gjitha akuzat. I bëj thirrje autoriteteve franceze, si një prej shteteve me kontribut thelbësor për Kosovën shtet, të qartësojnë situatën duke liruar menjëherë Ramush Haradinajn”, shkruan ministri.
Më tej ai bën disa komente rreth pasojave që një akt i tillë mund të ketë në marrëdhnëiet mes Kosovës e Serbisë, duke lënë të kuptohet se në këtë akt ka dorë lobimi i Beogradit zyrtar.
Add new comment