Holande në Shqipëri? Sërish "vizitë sa për numër"?

Postuar në 04 Janar, 2017 13:14

Këto ditë është bërë me dije se presidenti francez, Francois Holande, viziton Shqipërinë në muajin mars. Ambasada franceze citohet sot nga disa media se nuk ka një njoftim zyrtar për këtë, diçka që mbetet për t’u sqaruar në ditët në vijim.

Vizita e Holande, në kontesktin e zhvillimeve aktuale, duket me natyrë statistikore. Në muajin prill në Francë mbahen zgjedhjet presidenciale, në të cilat Holande nuk do të rikandidojë. Ai konsiderohet një nga presidentët më pak popullorë në Francë dhe kjo është ndoshta arsyeja pse ai tërhiqet. Mediat shkruajnë se vjen në Shqipëri(shkon edhe në Serbi) për të “të inkurajuar në rrugën drejt Bashkimit Europian”. A mundet një president i Republikës Franceze, figurë kryesore politike dhe kushtetuese që të kryejë vizitë për këtë arsye? Ndoshta ndodh edhe kjo “miracle of freedom”, por ajo gjithsesi tingëllon ironike. Holande lë pas një vend, pushteti i të cilit me gjasë do të ndahet mes Marie Le Pen dhe Francois Filon. E para dihet se çfarë qëndrimesh ka për BE-në. I dyti ndryshon radikalisht me Holande. Filon cilësohet mik i Putin, ai ka bërë thirrje për dialog për Sirinë duke pranuar Assad. Një ndryshim i madh ky po të krahasohet me politikën e vendosur të Perëndimit për të mos e njohur më Assad si aktor legjitim. Çfarë inkurajimi është ky vallë?!

Përse vjen pra Holande? Çfarë vlere ka vizita e tij përveç një simbolike që kupton Franca si vend?

Të kujtojmë sesi vizita e Hillary Clinton në vitin 2013 u zbardh se ishte bërë thjesht për plotësuar bilancin. I ra lapsi Shqipërisë ku ajo mbajti një fjalë në Parlament e ku premtoi miqësi për 100 vjet.

Të jetë sërish kështu?

Në faqen e Ministrisë së Jashtme franceze, marrëdhënëiet me Shqipërinë konsiderohen të shkëlqyera dhe se ato “bazohen në memorien dhe rolin e Francës kur ajo vendosi protektoratin e Korçës në vitin 1916”.

http://www.diplomatie.gouv.fr/en/country-files/albania/france-and-albania/

Konservatorizëm më shumë se kaq nuk gjen dot edhe të paguash.  Apo mos vallë është nostalgji? 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.