Shqipëria nën ethet e gripit, prag epidemie
Shqipëria është në prag të epidemisë së gripit. Numri i rasteve të trajtuara gjatë javës së fundit në poliklinika dhe spitale është thuajse 16 mijë të sëmurë. Rritja me shpejtësi e numrit të të sëmurëve ka vënë në alarm Ministrinë e Shëndetësisë e cila ka urdhëruar mbylljen e çerdheve, kopshteve dhe shkollave të arsimit parauniversitar si masë paraprake për mos përhapjen e epidemisë tek fëmijët, të cilët janë një ndër grupet me të rrezikuara. Ajo që vlen të theksohet është se në shumë spitale të rretheve mungojnë mjekët specialistë, çka e bën të papërballueshme një përkeqsim të situatës.
Sipas udhëzimit të ministrit Ilir Beqaj, të gjitha institucionet arsimore do të jenë të mbyllura deri në datën 8 janar. Pas këtij urdhëri edhe qeveria ka vendosur të lërë pushim në datat ditë pushimi për një nga prindërit që kanë fëmijë të mitur që frekuentojnë cerdhet, kopshtet dhe shkollat e arsimit fillor.
Ekspertet e institutit të shëndetit publik pohojnë se kete vit numri i rasteve me grip është shumë më i lartë se dy vitet e fundit, ndërsa po vërehet nje rritje e shpejte ne te gjithë vendin sidomos në qytetet e mëdha. Kurba pritet të vijë në rritje , ndërsa në qarkullim është virusi i gripit A/H3N2 i cili sipas ekspertëve nuk ka qarkulluar për një kohë të gjatë. Ministria e Shëndetësisë ka shpërndarë në poliklinika 93 250 doza vaksinë kundër gripit, për tu injektuar falas në grupet e riskut, ku përfshihen të moshuarit, gratë shtatzëna, dhe personat me sëmundje kronike.
Add new comment