Dorëzohet Soros: Zero shpresa mbi BE-në. Elitat u vodhën demokracinë njerëzve
Një botë e trazuar. Madje më shumë se kaq ndoshta. George Soros ka publikuar një opinion të vetin në Project Syndicate ku apelon për mbrojtjen e shoqërisë së hapur, që sipas tij kërcënohet nga forma të fashizmit dhe shtetet e tipit mafioz. Soros, vetë promovues i konceptit të shoqërisë së hapur që e huazoi nga mentori i tij Popper, pranon se kriza e shoqërive të sotme, edhe e modelit të shoqërisë së hapur, lidhet me dështimin e lidershipit për t’iu përgjigjr kërkesave dhe pritmërive të elektorati. Duke nisur opinionin e vet me një rrëfim të shkurtër të historisë së vet personale, miliarderi shtron këtë vëzhgim të vetin:
Momenti i tanishëm historik është shumë i dhimbshëm. Shoqëritë e hapura janë në krizë dhe forma të ndryshme të shoqërive të mbyllura – që nga diktatiurat fashiste te shtetet mafioze – janë duke u ngritur. Si ishte e mundur të ndodhte kjo? Shpjegimi i vetëm që gjej është se liderët e zgjedhur dështuan që të përmbushnin pritmëritë e ligjshme të votuesve dhe aspiratat e tyre...E thjeshtë fare: shumë njerëz ndjenë se elitat u vodhën demokracinë
shkruan Soros.
I akuzuar për një kohë të gjatë si manipulatori më i madh i demokracive të brishta të lindjes përmes operacioneve të shoqërisë civile dhe financimeve të shumta, miliarderi sot vë gishtin në plagë duke pranuar një problem serioz legjitimiteti të elitave, krijimin e të cilave e nxiti edhe vetë. Më tej ai pranon se një përçues i madh krize është Bashkimi Europian, Eurozona, për të cilat “unë ishta një entuziast që në ngjizje”. Soros shkruan se BE-ja i dukej një mishërim i idesë së shoqërisë së hapur, pjesë e atij inxhinerimit social gradual të propozuar nga Popper e që kërkonte në liri pjesë të sovranitetit në emër të një lirie tjetër, më të madhe.
“Por diçka shkoi keq”, shton Soros që nënvizon se Europa dhe lidershipi europian, sidomos ai gjerman, nuk diti të përshtaste dimensionet e reja të Gjermanisë në arenën ndërkombëtare në realitetin e një bote ku SHBA luanin si superfuqi e vetme. Gjermania nuk iu përgjigj kërkesës që i shtroi momenti historik:
Krahasoni sjelljen e SHBA-së pas Luftës së Dytë Botërore me atë të Gjermanisë pas Krizës së vitit 2008. SHBA ndërmori Planin Marshall që çoi në zhvillimin e e BE-së. Gjermania imponoi një program kursimi që i shërbeu interesit të saj të ngushtë
thotë Soros. Çka do të thotë se Europa sot që flasim ka një të fortë në krye, por jo një kokë.
Është e tepërt të kërkohet autokritika te një miliarder, i cili sugjeron me këtë rast një zgjidhje, apo disa objektiva që duhen ndjekur për të mos humbur fitoren e madhe të demokracisë liberale. Shpresa mbetet sërish SHBA, demokracia e së cilës ka rrënjë të forta. Me një mesazh të qartë që shpreh kundërshtinë ndaj Donald Trump, Soros vëzhgon se:
Kushtetuta dhe institucionet, përfshirë median janë të fuqishme mjaftueshëm saqë t’i rezistojnë krahut ekzekutiv, duke parandaluar një diktator në tentativë të bëhet i tillë...
Jam shumë i shqetësuar për fatin e BE-së që është nën rrezikun e rënies nën ndikimin e presidentit rus, Vladimir Putin, koncepti i qeverisjes të të cilit është i papërputhshëm me atë të shoqërisë së hapur...Ai i njeh dobësitë e regjimit të vet: mujnd të shfrytëzojë burimet natyrore, por nuk mund të gjenerojë rritje ekonomike. Ai u ndje i kërcënuar nga “revolucionet me ngjyra” në Gjeorgji, Ukrainë e gjetkë. Si fillim u përpoq të kontrollonte median sociale. Më pas, me një lëvizje brilante, ai shfrytëzoi modelin e biznesit të kompanive të mediave sociale për të përhapur disinformacioni dhe lajme të rreme, duke çorientuar dhe destabilizuar demokracitë. Kjo e ndihmoi Trump të zgjidhet.
E njëjta ka gjasë të ndodhë në Europë në vitin 2017, Holandë, Gjermani dhe Itali...Me rritjen ekonomike që ka ngecur dhe krizën e refugjatëve jashtë kontrollit, BE-ja është në prag të shpërbërjes dhe do të detyrohet të përjetojë përvojën e Bashkimit Sovjetik në vitet ’90
shkruan Soros.
https://www.project-syndicate.org/onpoint/open-society-needs-defending-b...
Comments
Dorezohet Soros?
Ne lidhje me disa gjera le te dorezohet sepse disa gjera nuk duhet te jene interesante per ne, ne Shqiperi! Rendesi ka te mbaje Rilindjen e lidhur dhe ta financoje ate! Sepse perndryshe Shqiperine do ta haje dreqi!
Sorosi, BigBRATheri yne,
Sorosi, BigBRATheri yne, ashtu sic e ka pas menduar, le te hidhet ne veprim, te PRISHE bashkimin EUROPIAN (BE), dhe te NDERTOJE, SHTETET E BASHKUARA BALLKANIKE (SHBB).
Pastaj te shikosh ti o borazer, te vijne europianet me VIZA ne SHBB.
Tete me dy, ketyre europianeve qe po ne shkerdhejne para e prapa, sikur ne te jemi nga fiset zulu, nga mesi afrikes, sikur mos te jemi ne pozicionin me strategjik te mesdheut, qe na e kane zili te tere.
Aferim o pan Soror. Edhe qirjo Soros. Edhe gaspadin Soros, apo si t'jua kercase therritini.
Add new comment