Djalli, apokalipsi, gjykimi i fundit - ikonografia e Mesjetës së Perëndimit
Djalli, demonët dhe jeta e përtejme. Ja shqetësimet e mëdha të Europës Mesjetare, e cila ka prodhuar një art më vete në këtë drejtim, duke ngulitur në imagjinarin e përgjithshëm modelin viziv të protagonistëve të Ferrit.
“Livre de la Vigne Nostre Seigneur” është një libër, traktat I ilustruar, publikuar në vitet 1450-1470 në frëngjisht që paraqet një galeri të vërtetë ikonografike të Djallit dhe demonëve. Aty paraqitet “jeta” në postmortum, në botën e përtejme, realiteti apokaliptik ku Djalli është një nga arkitektët në ekstazën e krijimit të vet. Imazhe që shoqërojnë edhe sot narrativat për tema të ngjashme, por edhe kushtëzojnë p.sh një art të ri si kinemaja në vizualizime të ngjashme. Ndonëse nuk janë aq goditëse dhe eksplicite në paraqitjen e vdekjes dhe praninë e saj deprimuese sa në grafikat për Murtajën e Zezë, sërish miniaturat përcjellin atë frymë të kohës që në Ballkan nuk është kaq e mishëruar.
http://dangerousminds.net/comments/diabolical_images_of_hell_and_its_dem...
Add new comment