Trump tallet hapur: Shërbimet le të hetojnë. Por kompjuterët kanë komplikuar jetën tonë
Pasi fitoi zgjedhjet duke poshtëruar gjithë establishmentin, Donald Trump ka nisur shoën e tij të preferuar. Duke kapur titujt dhe duke qenë lajmi.Ai është shfaqur dje me Don King, figura e mirënjohur e boksit, në resortin Mar-a-Lago në Florida. Duke qëndruar te porta Trump ka folur lirshëm për Izraelin, hetimet për sulmet kibernetike të Rusisë etj..
“Nuk mund të lejojmë që Izraeli të trajtohet me kaq pak respekt”, tha Trump, duke paralajmëruar se ajo që po ndodh aktualisht me rezolutën e OKB-së nuk do të adoptohet si politikë e SHBA-së. Këto janë goditjet e fundit të Obamës, i cili madje ka bërë të ditur sanksione të reja ndaj Rusisë, pavarësisht se deri më tani nuk ka nxjerrë një dokument të vetëm që të provojë se sulmet kanë ndodhur vërtet dhe se ato kanë ndikuar në zgjedhje. Për këtë çështje Trump tha se “shërbimet sekrete duhet të vazhdojnë të hetojnë, të hedhin dritë”.
Më tej duke u talluar, presidenti I zgjedhur I SHBA-së shtoi: Mendoj se duhet të shohim përpara.
Mendoj se këto kompjuterët i kanë komplikuar jetët tona shumë. E gjithë era e kompjuterëve ka bërë që askush të mos dijë me siguri se çfarë po ndodh
Trump nuk ka harruar t’u thotë gazetarëve se çdo gjë “do ta shihni pas 20 janarit”.
Add new comment