Mbyllet greva në Zharrëz. Grevistët i besojnë Edi Ramës
Greva e urisë në Zharrëz është ndërprerë. Banorët kanë vendosur t'i besojnë Edi Ramës, kryeministrit dhe një letre të tij. Në letër kryeministri premton për masat që do të merren për të siguruar jetën e tyre.
Kreu i njësisë administrative Zharrëz Arben Semanjaku ka deklaruar se kryeministri Edi Rama i ka nisur një e - mail kryebashkiakes Patos Rajmonda Balilaj ku i pohone se "kërkesat e grevistëve janë plotësuar dhe t'u komunikohet atyre që të lënë grevën e urisë". Po kështu kryeministri ka urdhëruar "Ngritjen e grupit ndërministror të punës për vlerësimin e situatës së krijuar nga lëkundjet e tokës në zonën e fshatit Zharrës dhe për përcaktimin e masave që duhet të merren në varësi të shkaqeve të ndodhjes së fenomenit të lëkundjeve të tokës".
Banorët kanë kërkuar:
-Të shpallet zonë emergjence, ku familjet të cilat i kanë shtëpitë të pabanueshme, të ndihmohen.
-Të bëhet çndërtimi i të gjitha dëmeve të shkaktuara nga tronditjet.
-Të bëhet evokuimi i të gjithë popullatës në rast se vazhdojnë tronditjet.
Nuk mund të mos bjerë në sy se qeveria ndërhyri vetëm kur situata po politizohej, çka e bën të dyshimtë mbajtjen e zotimeve ndaj grevistëve.
Add new comment