Bana, Twitter dhe propaganda e shpëtimtarit Erdogan
"Në luftë viktima e parë është e vërteta"- ka thënë poeti tragjik Eskili. Edhe pse një nga klishetë më të mëdha të njerëzimit, ajo është një e vërtetë e verifikuar. 2400 vjet më pas asgjë nuk ka ndryshuar qëkurse kjo frazë u dëgjua për herë të parë. Me përjashtim të mjeteve që demagogët kanë në dispozicion për të çuar përpara propagandën e tyre.
Në shekullin e 21 arma më e fuqishme për të vrarë dikush të vërtetën janë mediat sociale, siç në shekullin e 20 ishte televizori, ndërsa më parë radio dhe gazeta.
Rasti i luftës në Siri me siguri që do të jetë një studim i shkëlqyer rreth së vërtetës, propagandës, mashtrimit dhe manipulimit të opinionit publik, për ta bindur atë të zgjedhë anën e duhur të historisë dhe të pozicionohet kundër së "keqes". Praktikisht diçka e vështirë, pasi përveç të "këqinjve" që identifikohen qartësisht me Shtetin Islamik dhe Al Nusran, ka pasur shumë lojtarë të tjerë në këtë fushëbetejë ndërkombëtare.
Kemi rusët dhe iranianët, aleancën perëndimore, Bashar al-Assad dhe kryengritësit, turqit dhe frontin e kurdëve sirianë të Turqisë dhe Irakut. Natyrisht ne të gjithë së bashku, pavarësisht nga ajo që mbështesim kujdesemi kryesisht për civilët, d.m.th të pafajshmit!
Civilët e pafajshëm, pacientët në spitale dhe fëmijët në shkolla ranë dy herë viktima. Një herë nga operacionet ushtarake dhe njëherë nga propaganda. Një shembull i tillë është rasti i Banna Alampnt dhe Presidentit të Turqisë, Reccep Tayyip Erdogan. 7 vjeçarja nga Aleppo me 354,000 ndjekës në Twitter, e cila u bë simbol i qytetit të rrethuar me rrëfimet në twitter për atë që ndodhte me civilët e ngujuar që prej muajit shtator, u gjend në prehrin e Presidentit Erdogan së bashku me vëllain e saj. Menjëherë më pas ajo postoi në llogarinë e saj në Twitter një foto me Erdogan, duke e shoqëruar me komentin.
"Unë jam shumë e lumtur që kam takuar zotin Erdogan. Faleminderit për mbështetjen që u jepni fëmijëve në Aleppo dhe që na ndihmonim të ikim nga lufta."
Presidenti i Turqisë në këtë rast shfaqet si "engjëlli i mirë" dhe si një baba i dashur që hap krahët e tij për popullin sirian. Dhe ky është "ëngjëlli" Erdogan që kur sirianët me fëmijët e tyre përpiqeshin të shpëtonin nga forcat e Shtetit Islamik, Asadi, rusët, apo koalicioni ndërkombëtar, ai mbylli kufirin duke i detyruar sirianët të hidhnin fëmijët e tyre mbi temat me gjemba për të shpëtuar nga tmerri i luftës. Për të mos folur më tej për ëngjëllin Erdogan në lidhje me kurdët, demokracinë, apo lirinë e shtypit.
Katerina Prifti - marrë me shkurtime nga "Huffington Post"
Add new comment