Akuza: CIA dërgoi dy operativë për të destabilizuar Maqedoninë
Dy lajme vijnë nga Maqedonia: së pari se Zoran Zaev i opozitës socialdemokrate ka dhënë dorëheqje nga detyra e kryetarit të komunës së Strumicës. Kjo bëhet sipas mediave maqedonase për të kaluar në pozicionin e deputetit dhe për t’i shpëtuar hetimit për korrupsion. Në thelb kjo do të thotë se bombat e Zaevit i ngjajnë tashmë qitjeve të zhurmshme të Mato Grudës që vetëm sa dogjën hauret e Plakut Merre, që në këtë rast është Nikolla Gruevski.
Lajmi i dytë është se akuza që është ngritur në media se CIA ka dërguar në Maqedoni dy operativë me përvojë që kanë për detyrë detabilizimin e vendit. Informacioni është hedhur në një editorial të Mirka Velinovskas, gazetare e njohur siç raporton agjencia “MINA”, përmes një editoriali në gazetën “Dnevnik”.
Analiza e Velinovskas është tepër pesimiste:
“Maqedonia nuk është më një vend që qeveriset nga Kushtetuta, nuk ka qeveri, parti politike që të marrin përgjegëjsi për veprimet e tyre. Nuk ka mbrojtje, nuk ka diplomacy. Në mashtrimin e fundit elektoral. Mafia shqiptare, CIA, MI6 dhe grupet lokale kuislinge kanë patur rolin kryesor…Na duhet të pastrojmë shtëpinë dhe ne e dimë se çfarë do të thotë kjo. Kemi shumë plehra në shtëpi”, shkruan ajo.
Një gjuhë që apelon për kundërmasa të forta ndaj “kuislingëve”. Mbajtjen gjallë të kësaj fryme ajo e sheh te aksionet e shërbimit amerikan, që ka realizuar 35 konflikte dhe “revolucione shumëngjyrëshe” gjatë 8 viteve të Barack Obamës. Velinovska shkruan se radha i ka ardhur Maqedonisë dhe për këtë sipas saj, CIA ka dërguar dy operativë, njerëz të veprimit.
Sipas Velinovskës, paralajmërimi i Donald Trump se do të spastojë agjencinë nga fijet e pushtetit të Obamës ka rritur presionin mbi agjencinë amerikanë “që të përfundojë punën”.
Si rezultat CIA dërgoi dy ekspertë të subversionit me përvojë në vende si Iraku, Afganistani, Palestina, Libia dhe Maqedonia. EI para është Shannon Martinez, flet rrjedhshëm maqedonisht dhe ishte instrumentale në përgatitjen e konfliktit të vitit 2001. Ajo vjen nga Departamenti për Subversionet në Departamentin e Shtetit…Njësoj është kolegu I saj saj, F. Philips që ka qenë në Afganistan, Pakistan, Irak dhe u dërgua në Maqedoni përmes Libisë. Njësoj si operativët e tjerë të CIA-s, ai punon për USAID
citohet Velinovska.
http://macedoniaonline.eu/content/view/30764/1/
Kjo frymë kundër SHBA-së u pa edhe në takimin e Nikolla Gruevskit me ambasadorin amerikan, por kalimi I saj në media thjesht njofton se raportet ndëretnike në Maqedoni janë në kulm të tensionit.
Comments
Mungese informacioni
Ky artikull me tregon se autori i ka "rene shkurt" pergatitjes dhe ka lexuar shkrimin e personave qe njihen ne Maqedoni si ithtare te rrymes pro-ruse dhe qe jane kunder demokracise, ne kuptimin e plote te saj.
Mirka V. ka nderruar mbeshtetjen per shume parti, sipas interesave; ajo vazhdimisht promovon konspiracione dhe hiqet sikur njeh politiken boterore, kur nuk guxon te shkruaje asnje rresht per gjithe ate korrupsion dhe kriminalitet sistematik te sponsorizuar nga vete qeveria.
Te a.q. "bombat" paten efekt shume te madh dhe krahasimi me Mato-n s'qendron, po kjo eshte kur s'i njihni ngjarjet ne Maqedoni qe rezulton me artikuj teper siperfaqesore, me referenca te gabuara.
E para njehere referenca
E para njehere referenca eshte nga nje media maqedonase dhe editoriali ekziston. E dyta nuk ka pretenduar njeri te verteten. Ne titull ke "AKUZA". "AKUZA" qe do te thote se ka nje akuze te tille.
Kemi vene linkun.
E fundit: Bujrum per kontribute dhe per te sqaruar temen dhe njerezine.
Add new comment