Meshkujt e '70-ës, modë apo dikush donte të tallej?

Postuar në 20 Dhjetor, 2016 13:53

Vitet ’70 njihen si vite të ndryshimeve të mëdha. Por po të jetë për modën e meshkujve, apo një pjesë të saj, mund të thuhet se ajo duhet harruar. Disa foto më poshtë paraqesin disa veshje që sot jo vetëm ngjajnë komike, por bashkë me mënyrën e ekspozimit, kombinimin dhe pozimin e modelëve, të bën të mendosh se ke të bësh me ndonjë pararendës të papromovuar të filmave të Jim Carrey. Fotot e me to modelet nuk kanë nevojë për ndonjë koment pasi ato nuk mund të mos i shikosh pa qeshur. Në komentet e faqes www.http://www.vintag.es, që i ka përzgedhur ka shumë mosaprovime, duke aluduar se modelet i dedikoheshin komunitetit gay, apo se këto që janë zgjedhur janë qesharake e nuk prezantojnë gjithçka. Në çdo rast, vezullimi i kostumeve apo kopsat e mëdha që ngjajnë si mikrobe aliene në trikot e ngjitura pas trupit, janë shumë të veçanta sipas standardit të çdo shijeje. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.