Kremlini: Akti synon të minojë paqen në Siri, çuar para nga Rusia-Turqia –Irani
Presidenti rus Vladimir Putin ka reaguar ndaj vrasjes së ambasarorit të Rusisë në Ankara, Anderi Karlov. Një një dalje para mediave Putin ka deklaruar se vrasja është një përpjekje për të minuar Normalizimin e marrëdhënieve mes Rusisë dhe Turqisë. Më tej akoma, sipas tij akti synon të minojë edhe procesin e paqes në Siri, të cilin siç nënvizoi Putin, është “çuar përpara nga Rusia, Turqia dhe Irani”.
“Banditët do ta ndjejnë goditjen tonë”, deklaroi Putin duke bërë të qartë se akti dëshmon nervozizëm të madh të disa aktorëve për procesin e paqes në Siri që po aktualizohet dhe po aktualizon një strukturë të instituciuonalizuar rajonale, përgjegjëse për paqen në Lindjen e Mesme, siç është ai që disa media turke, ruse e iraniane, e quajtën Pakti Trilateral Rusi-Iran-Turqi.
Samiti pritet të mbahet më 27 dhjetor dhe aty është paralajmëruar se do të diskutohet e pse jo, vendoset për të ardhmen e Sirisë duke nxjerrë de facto nga rajoni Perëdimin. Dhe ky është një zhvillim thelbësor.
Add new comment