Një fëmijë transgjinor në kopertinën e National Geographic (Video)

Postuar në 17 Dhjetor, 2016 10:23

Avery Jackson është personi i parë transgjinor që do të dalë në kopertinën e revistës së famshme National Geographic në janar 2017. Vajza 9 vjeçare nga Kansas rrëfen jetën e saj për revistën e njohur duke thënë se të jesh transseksual, nuk është një zgjedhje, por është diçka që je dhe ti nuk ke pse e fsheh.

Sipas mediave ndërkombëtare Avery, është zgjedhja e përkryer për këtë arritje historike të National Geographic, që ka e ka shoqëruar foton e saj me titullin “Revolucioni Gjinor”  Ajo është përfaqësuese e personave transgjinorë, të cilët përbëjnë një kategori të disktiminuar sot në shumë vende.

"E mira e të qenit një vajzë është se nuk më duhet të sillem si djalë"- thotë ajo. Familja e saj mbështet të drejtat e personave transgjinorë për vite me rradhë. Nëna e Avery, Debbie ka ndarë historinë e vajzës së saj në një seri videosh në YouTube. Babai i saj i thotë për  New York Times se të rrisësh një fëmijë transeksual është njësoj si çdo fëmijë tjetër. Roli i prindit, nuk ndryshon.

"E vetmja gjë që i kujtoj vajzës sime është të dojë veten dhe të tregojë dashuri për të tjerët. Kjo është pikërisht ajo që kam ndërmend të bëj. Unë e dua vajzën time pa kushte dhe i premtoj ndihmën time  që të jetë e lumtur, e shëndetshme dhe një pjesëtare e produktive shoqërisë. A nuk është  nuk është puna jonë si prindër?-  shprehet Tim Jackson për New York Times.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.