"Do jem kryeministri juaj edhe për 4 vjet. Nuk ka dyshim për këtë"
Kryeministri ështëi sigurtë në fitoren e një mandate të dytë qeverisës. Gjatë firmosjes së një marrëveshjeje me Bankën Botërore, Edi Rama ka shprehur siguri, jo vetëm për fitoren e zgjedhjeve parlamentare, por edhe se ai do të jetë kryeministri i vendit sërish.
Sot mund të numërohen rreth 51 mijë të punësuar në sektorin e turizmit në 2015, shifrat për 2016 nuk kanë dalë. Pa diskutim mund të shkojmë në 250 mijë të punësuar në 2025. Objektivi ynë është që të jemi 100 mijë plus gjer në 2012 që jo rastësisht përkon dhe me mbylljen e mandatit të dytë qeverisës për të cilin askush nuk ka dyshim se do ta ushtrojmë me përgjegjësinë më të plotë dhe askush nuk e vë në dyshim se do të jem unë Kryeministër edhe për një mandat
tha Rama.
Add new comment