Hahn përsërit formulën: “Pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja është e paplotë”
Pa Ballkanin Perëndimor Bashkimi Europian nuk do të jetë i plotë. Ky është pohimi që Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Johannes Hahn, ka bërë në një intervistë për të përditshmen e Banja Lukës, “Nezavisne novine”.
“Ekonomitë e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor janë të ndërlidhura. Ne ndajmë të njëjtat qëllime për prosperitetin ekonomik dhe kjo është arsyeja pse BE-ja ka zgjeruar interesin përmes të garantuar që vendevet e Ballkanit Ekonomik të jenë ekonomikisht gati për t’u anëtarësuar”, tha Hahn.
Ky konstatim i mëshon parimeve të politikës së BE-së, por vështirë se aty mund të gjendet më shumë sesa një deklaratë formale. Kjo pasi askush nuk asrgumenton se për për cilën arsye BE-ja ndihet e paplotë pa Ballkanin Perëndimor, ndërkohë që vetëm dy vitet e fundit në BE po qarkullon edhe ideja e një klubi më të ngushtë nga unioni i tanishëm.
https://europeanwesternbalkans.com/2016/12/11/han-without-the-western-ba...
Add new comment