Çfarë garancish kanë raportet e kompanive të vlerësimit pas hetimeve ndaj tyre për krizën e 2008-ës?

Postuar në 09 Dhjetor, 2016 19:50

Kryeministri Edi Rama cilësoi si lajm shumë pozitiv për vendin vlerësimim që kompania Moody’s bëri për ecurinë financiare të Shqipërisë.

“Korporata ndërkombëtare e vlerësimit financiar Moody’s në vlerësimin e saj për Shqipërinë, nënvizon se pozicioni financiar i vendit është përmirësuar falë disiplinës fiskale. Sipas raportit të Moody’s, ecuria e fortë buxhetore mbështet parashikimin se në 2016-ën, deficiti do të zbresë në 2.5 përqind, më i ulëti në dy dekada!
Gjithnjë sipas Moody’s, pas vitit 2014, rritja ekonomike ka qenë me bazë më të gjerë, e mbështetur si nga forcimi i konsumit ashtu dhe investimet private. Rritja ekonomike do të jetë 3.4 përqind këtë vit dhe do të vazhdojë të përshpejtohet deri në 4.1 përqind gjatë dy viteve të ardhshme.
Raporti i Moody’s nënvizon se, forcimi i rritjes ekonomike dhe lufta kundër informalitetit kanë rezultuar në një përmirësim për t’u theksuar në tregun e punës duke ulur 2.9 përqind papunësinë”, tha Rama.

Ky raport i shërbehet opinionit shqiptar si garancia finale e një të vërtete që nuk negociohet. Mundet të jetë edhe kështu dhe do uruar që ky lajm i mirë të jetë vërtet ashtu.

Por përgjegjshmëria e një kryeministri dikton kujdes dhe një lexim të përvojës botërore.
Kompanitë e vlerësimit, mes tyre edhe "Moody’s" apo "Standard&Poor", kanë qenë nën hetim në ShBA për vlerësime të rreme dhe fshehje të riskut që çuan në flluskën gjigande të vitt 2008.

Këtu: http://www.wsj.com/articles/justice-department-investigating-moodys-inve... mund të lexohet diçka për Moody’s.
Këtu: https://www.c-span.org/video/?293839-2/credit-rating-agency-business-ope..., mund të shihen disa dëshmi me shumë rëndësi për rolin e këtyre kompanive në këtë piramidë artificiale.

Ndërsa këtu:

dokumentari ofron një panoramë shumë të qartë të asaj që ndodhi. Sesi raportet e vlerësimit për vende si Islanda, aty ku nisi kriza, hartoheshin “ashtu si duhet për 124 mijë dollarë”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.