Lamtumirë Perëndimit Atlantik - Trump i dëshpëron të gjithë
Joshka Fisher, ish-ministër i Jashtëm i Gjermanisë, shkruante dje një opionin në “Project Syndicate” mbi atë se çfarë mund të sjellë fitorja e Donald Trump në SHBA. Ka ende një muaj e gjysmë kohë deri në marrjen e zyrës nga miliarderi amerikan, por pasiguritë që ka mbjellë ai po drejtojnë analizën e përgjithshme drejt një fryme apokalipsi.
Fisher rimerr arguementet e Chris Patten, shkruar në të njëjtën faqe më 13 nëntor të këtij viti duke sugjeruar se fitorja e Trump kundër establishmentit dhe axhenda e tij për ta bërë Amerikën sërish të fuqishme, janë premisa të likujdimit të atij që politikani gjerman e quan Perëndimi Atlantik. I cili nuk duhet ngatërruar me Perëndimin si nocion historik e gjeografik ku zuri fill demokracia dhe vlerat e sotme.
Për Fisher, Trump dhe deviza e tij “Make America Great Again” vjen si përsëritje e devizës së Reagan, por në ndryshim nga ky i fundit, “Trump nuk e ka luksin e një qasjeje imperiale”.
Kritikat e tij për angazhimin e SHBA-së në arenën ndërkombëtare, paralajmërimi për zhbërjen e Partneritetit Trans Pacifik, heqja dorë nga angazhimi i SHBA-së për të mbrojtur aleatët dhe gati njohja e zonave të influencës së Rusisë në rajone si Siria, janë shenja se ajo botë që “mori certifikatë lindjeje” në Luftën e Dytë Botërore, po shkon drejt fundit.
Fisher mbetet në nivelin e konstatimit kur përballë këtij skenari gati apokaliptik gjen një Europë të dobët:
Të mos kemi iluzione. Europa është shumë e dobët dhe e ndarë që të zëvendësojë SHBA-të në planin strategjik dhe pa liderishipin e SHBA-së, Perëndimi Atlantik nuk mund të mbijetojë. Për rrjedhojë, bota perëndimore siç e jetojmë sot është e sigurtë që do të marrë fund para syve tanë
shkruan ai.
Larg mendimeve për një rol të ri të Gjermanisë, që janë përfolur së fundmi si alternativë ndaj boshllëkut që lë SHBA, si fëmijë emigrantësh që u prekën nga LIIB, ish-ministri gjerman, shfaqet këtu nostalgjik për një rend, sfida ndaj të cilit ka nisur herët. Sipas tij, Kina është opsioni më i natyrshëm për të marrë rolin e SHBA-së.
https://www.project-syndicate.org/commentary/goodbye-to-american-global-...
Add new comment