Shtyrja e ligjit për lojrat e fatit, manovër e koordinuar mes Ramës e Ahmetajt

Postuar në 06 Dhjetor, 2016 10:29

Suprizat që shfaq herë pas herë Partia Socialiste me nismat ligjore si ajo për importin e mbetjeve apo së fundmi atë për shtyrjen e hyrjes në fuqi të ligjit të ri për lojrat e fatit kanë për dirigjent ministrin e ri të Financave, Arben Ahmetaj dhe miratues kryeministrin e vendit. Pa dhënë shpjegime në publik, kjo dyshe sajoi një kërkesë formale të 6 deputetëve për të motivuar shtyrjen e ligjit në fjalë që përcakton zhvendosjen e kazinove larg qendrave të banuara dhe vendos një distancë për pikat e basteve sportive dhe bingove.

Jashtë loje nuk janë vetëm deputetët firmëtarë, të cilët nga sa mësohet as nuk e kanë ditur për çfarë firmosin, por në një rol tërësisht naiv dhe të parëndësishëm del edhe kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe që u kërkoi argumenta deputetëve firmëtarë për shtyrjen e ligjit. http://tvklan.al/edhe-erion-brace-pro-lojerave-te-fatit/ Kaq mjafton për të kuptuar se në çfarë niveli është transparenca për publikun lidhur me nismat ligjore që qeveria thotë se janë në interes të tij. Por është vetë kjo parti që na ndihmon për të kuptuar më shumë përmes traditës që ka për të "dekonspiruar" në interes të deputetëve të caktuar diskutimet në grupin e saj parlamentar.

Të paktën nga zbardhja që Panorama i ka bërë debatit të mbledhjes së grupit parlamentar socialist http://www.panorama.com.al/grupi-i-ps-zien-kunder-lsi-brace-te-arrestojm... dhe diskutimet gati gati puniste të drejtuara nga ish-funksionari i Partisë së Punës, Gramoz Ruçi vërtetohet së pari se deputetët firmëtarë të projektiligjit janë vetëm numra të keqpërdorur nga Ahmetaj dhe së dyti se operacioni fundi i marrëzisë që nënkuptonte hyrjen në fuqi të ligjit të ri, ishte një show i kryeministrit pa një studim real mbi efektet financiare dhe faturën e këtij operacioni.

Diskutimet më poshtë nga mbledhja e grupit parlamentar thjesht qartësojnë aktorët e kësaj nisme dhe vërtetojnë dyshimet se shtyrja e ligjit kërkohet për interesa të dyshes Rama-Ahmetaj.

Debati në mbledhjen e grupit parlamentar të PS:

Blerina Gjylameti: Doja të dija, zoti Ruçi, a ka një qëndrim të Grupit Parlamentar socialist për shtyrjen e zbatimit të ligjit për lojërat e fatit?

Gramoz Ruçi: Nuk ka një qëndrim për momentin nga Grupi. Nisma ka qenë e juaja si deputetë.

Blerina Gjylameti: Nuk është nisma ime. Mua m’u kërkua nga Grupi im Parlamentar që ta mbështesja nismën. Unë e firmosa, sepse mendova se është propozim i koordinuar i maxhorancës, por meqenëse ju nuk keni një qëndrim për këtë nismë, atëherë unë do ta tërheq emrin tim nga ky propozim për mungesë informacioni.

Gramoz Ruçi: Kur nisma të shkojë në seancë, ne do të shprehim qëndrimin tonë, por tani nuk e kemi.

Arben Ahmetaj: Zbatimi i këtij ligji shoqërohet edhe me një faturë financiare. Nëse fillon të zbatohet që tani, në buxhet krijohet një gropë financiare prej 2.5 miliardë lekësh, prandaj është mirë që ta shtyjmë për një periudhë.

Blerina Gjylameti: Nëse qëllimet e shtyrjes lidhen me faturën financiare, përse nuk dilni dhe ta bëni një nismë të qeverisë ose nismë të Grupit tonë Parlamentar, por ajo shkon si nismë e gjashtë deputetëve?

Edi Rama: Mendoj se kjo çështje mori përgjigje. Në publik pritet të vijojë teatri i kryeministrit, i cili e ka të qartë se audienca që e duartroket nuk dyshon në qëllimet e nismave të tij, mjafton të kenë vulën e rilindjes.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.