Dëshmi të reja nga shtrati i vdekjes së Krishtit dhe një pllakë e vendosur nga kryqtarët në shekullin e 12
Shkencëtarët janë ballafaquar me një zbulim të ri pas hapjes historike të Varrit të Shenjtë në Jeruzalem, ku besohet se u vendos trupi i Jezu Krishtit pas kryqëzimit.
Për dekada me radhë, arkeologët dhe teologët kanë diskutuar nëse Varri i Shenjtë në Jeruzalem është vendi ku Krishti u varros dhe u ringjall, pasi u kryqëzua. Varri ka qenë i vulosur me mermer që nga viti 1500, në mënyrë që të mos lejohej marrja e objekteve. Sipas Mirror, kur shkencëtarët ngritën mermerin zbuluan shtratin e vdekjes se Jezusit (një pllakë prej guri gëlqeror), në të cilën ishte vendosur trupin i tij pas kryqëzimit.Arkeologu Fredrik Hiebert nga National Geographic, tha se ishte mahnitshme ajo që ndeshëm
Kjo është një dëshmi e dukshme se vendi që pelegrinët adhurojnë sot është me të vërtetë e varri që gjeti perandori romak Konstandini në shekullin e 4-t. Dhe kjo është e mahnitshme
Ata gjetën edhe një pllakë të dytë mermeri gri, e panjohur për hulumtuesit, në të cilën ishte është gdhendur një kryq nga kryqtarët në shekullin e 12.
http://www.protothema.gr/world/article/633995/ierosoluma-suglonizoun-ta-...
Add new comment