Çfarë do të thotë "jo-ja" e referendumit në Itali, a do të bjerë sistemi bankar me ikjen e Renzit?

Postuar në 05 Dhjetor, 2016 10:40

Analistët kanë frikë se "Jo-ja" e referendumit do ta çojë Italinë në një paqëndrueshmëri politike me pasojë falimentimin e disa bankave dhe efektin domino në Spanjë, Gjermani dhe Francë, duke paralizuar praktikisht tërë sistemin bankar evropian.

Shumë prej bankave italiane janë rrënuar nga kreditë e këqija dhe kanë nevojë emergjente për rikapitalizim. Bashkimi Evropian kërkoi para disa muajsh nga kryeministri Renzi të ndiqte pak a shumë të njëjtën rrugë që ndoqi Greqia, metodën e "qethjes" së depozitave në bankat italiane.

Por Renzi i kishte deklaruar kancelares Merkel se kjo nuk do të ndodhte në Itali dhe se kishte vendosur të mbulonte nevojat e kapitalit të bankave me rritjen e kapitalit nga tregu dhe nga buxheti, duke thyer edhe rregullat evropiane nëse do të ishte e nevojshme. Kreditë e këqija në bankat italiane llogariten në 300 miliardë euro, megjithatë jozyrtarisht, bankierët ndërkombëtarë vlerësojnë se ato janë në nivelin e 800 miliardë eurove.

Nëse investitorët nuk vënë paratë, bankat kanë nevojë për për të marrë fonde të konsiderueshme nga buxheti i Italisë. Por në çdo rast, buxheti italian nuk mund të përballojë një financim kaq të madh, pasi borxhi publik tejkalon 132% të PBB-së, e cila konsiderohet tashmë shumë e lartë sipas standardeve ndërkombëtare.

Analistët ndërkombëtarë kanë frikë se rikapitalizimi i bankave italiane do të jetë shumë i vështirë për shkak se investitorët do të kenë frikë të financojnë sistemin bankar të një vendi me paqëndrueshmërisë politike.

Italianët nuk mund të kërkojmë as ndihmën Bashkimi Evropian, pasi sipas ligjeve evropiane sistemi bankar duhet të kryejë shkurtimin e depozitave. Analistët gjithashtu besojnë se normat e interesit në Itali do të rriten shumë dhe likuiditeti do të jetë ngrirë plotësisht, në një vend që gjithsesi nuk ka patur një shkallë të kënaqshme të rritjes ekonomike për shumë vite.

http://www.protothema.gr/world/article/634135/ti-simainei-to-si-kai-to-n...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.