“Duhet reaguar ndaj politikës së 'click'. Nuk ekziston një politikë pa profesionalizëm, as edhe një botë pa elita”

Postuar në 02 Dhjetor, 2016 08:43

Politika e klikut. Ky është një term me të cilin ish-presidenti Italian, Giorgio Napolitano ka përshkruar metodat që vë në jetë një lëvizje si ajo e Beppe Grillos, “5 yjet”. Duke folur në një ceremoni, Napolitano ka bërë disa vlerësime mbi politikën e sotme, e cila po kalon në varësi të teknologjisë duke thjeshtuar shumë nga detyrat e saj.

Në këtë moment historik, në këtë fazë në Europë, kemi nevojë shumë më tepër se më parë për profesionalizëm të lartë. Nuk kemi nevojë për të zgjedhur njerëz e të shkruajmë adresa përmes një klikimi. E kam të vështirë të përqafoj këtë pseudometodë të përfshirjes popullore. Duhet reaguar ndaj kësaj dallge thjeshtëzuese dhe në thelb mistifikuese të klikut dhe duhet thënë:  Nuk ekziston politikë pa profesionalizëm dhe nuk ekziston madje një botë pa elita, qoftë edhe në terma të drejtë

u shpreh Napolitano.

Komentet e tij tingëllojnë realiste në dritën e zhvillimeve të viteve të fundit në Europë, ku kriza i hapi rrugën drejt pushtetit disa lëvizjeve populiste të majta, por të cilat u provuan të paafta që të ndërmerrnin reformat të vërteta. 

http://www.repubblica.it/speciali/politica/referendum-costituzionale2016...

Comments

Submitted by delete (not verified) on

Ik o plak matuf ! E ndrite ti sa ishe president e tani po u jep mend te tjereve. Politika juaj e vjeter , me elita, super politikane te forte,me kasta njerezish qe jetojne ne kulla prej fildishi e qe riciklohen periodikisht deshtoi me suskses te plote. Me keto "elitat" qe permend ti , kush e gjen veten te perfaqesuar ? Vetem vete "elita" dhe disa prane tyre. Po popullin, sovranin, si ju pelqen ta quani here pas here , vecanerisht ne fushata votimesh, kush e perfaqeson ? Si mund te degjohet zeri itij ? Si mund te shprehet ai per cfare deshiron kur fjalet, politikat e vendimet i takojne sipas teje vetem "elitave" ?
Po ne fund te fundit , kush eshte ai qe i percakton se keto jane "elita " , ti apo ndonje matuf tjeter si ti ? Elite quhen ata grupe qe jane me te spikatur, me te pergatitur e qe japin zgjidhje te mecura per problemet qe ka vendi. Ju dhe "elitat" te cilat i referohesh ti , cfare zgjidhje keni dhene ? Kaos e korrupsion, degradim e regres,mungese perspektive dhe zhgenjim. Ja pra qe nuk jeni "elita". Koha juaj ka mbaruar. Kerkohet nje rend i ri, nje rishperndarje e re. Kjo amulli qe ka sot kudo ne Europe e ne bote, eshte tipike e kohes se ndryshimit. Forma te reja perfaqesimi po kerkohen, raporte te reja ekonomike. Shume tentativa do te kete, edhe shume zhgenjime, por ne fund do te vendoset nje raport i ri,nje menyre tjeter qeverisje por qe modeli juaj i vjeter , me "elita" te veteshpallura, nuk ka asnje shans te perseritet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.