Reuters: Marëveshja e re e OPEC për naftën, Putin ndërmjetësoi mes Iranit dhe Arabisë Saudite

Postuar në 01 Dhjetor, 2016 18:50

Marrëveshja e re mes vendeve të OPEC – eksportuesit e naftës – ka provokuar rritjen e menjëhershme të çmimit të arit të zi. Mediat kryesore dje përcilllnin lajmin se marrëveshja për kufizimin e prodhimit të naftës bruto ishte arritu përkundrejt të gjitha dyshimeve. Kjo sepse brenda OPEC-ut veprojnë anëtarë që kanë antagonizma të mëdha si Irani dhe Arabia Saudie, të cilët duket se i kanë kapërcyer ato në funksion të një interesi më të madh. Kufizimi i çmimive solli rritjen e çmimit dhe mandej rivlerësimin e aksioneve në bursë. Në një plan politik, lëvizja provon për disa se “OPEC nuk ka vdekur”.

https://www.bloomberg.com/news/articles/2016-11-30/opec-decision-day-as-ministers-meet-to-salvage-deal-on-oil-cuts

Por si u arrit deri në këtë pikë një sqarim e jep agjencia “Reuters” sipas të cilës ndërmjetësin mes Iranit dhe Arabisë Saudite e ka bërë presidenti rus, Vladimir Putin.

Kjo nisi kur Putin u takua me princin saudit Mohammed në shtator me rastin e G20 në Kinë. Të dy ranë dakord që të bashkëpunojnë për të ndihmuar tregjet botërore të naftës në rregullimin e një anomalie që ka përgjysmuar të ardhurat e Rusisë dhe Arabisë Saudite që nga viti 2014. Goditja financiare e bëri të mundur këtë marrëveshje pavarësisht diferencave shumë të mëdha politike mes të dyja vendeve

shkruan “Reuters”, që citon një burim nga qeveria ruse:

Putin e do marrëveshjen. Pikë. Kompanitë ruse do të kufiziojnë prodhimin”.

http://www.reuters.com/article/us-opec-meeting-idUSKBN13Q4WG?utm_source=Facebook&utm_medium=Social

Presidenti rus mori përsipër edhe ndërmjetësimin me Iranin, që e realizoi me një telefonatë me presidentin Rouhani. Ky i fundit mori miratimin e Ajatollahut, Lideri Suprem dhe sot bota ndohet para një fakti të kryer.

Një pyetje që shtrohet se çfarë qëndron pas këtij investimi të Rusisë? Përveç të ardhurave, rritja e çmimit rijep disa garanci për Rusinë, e cila gjen sërish një burim të jashtëzakonshëm financiar. Por a është kjo parathënie për veprime të tjera në politikën e Jashtme? Kjo mbetet për t’u parë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.