The Economist: Dorëheqja e Renzit nuk është tragjedi, italianët t'i thonë jo ndryshimeve kushtetuese në referendumin e dhjetorit

Postuar në 25 Nëntor, 2016 10:27

Kundër reformave të propozuara nga qeveria italiane në referendumit kushtetues të 4 dhjetorit ka dalë revista The Economist.
Sipas saj Italia, ka vërtet nevojë për reforma, por jo për ato të propozuara nga qeveria Renzi. The Economist shkruan se një dorëheqjen e mundshme e kryeministrit të qendrës së majtë të Italisë nuk do të ishte një tragjedi, nga momenti që sipas saj mund të formohet një qeveri teknokrate, ashtu si shumë herë në të kaluarën.
Mediat italiane kujtojnë se The Economist ka qenë kundër Brexit dhe gjithashtu kundër kandidaturës së Donald Trump për president të Shteteve të Bashkuara.Revista konsideron se Italia duhet të votojnë kundër propozimeve të referendumit për shkak se nëse kalojnë ndryshimet kushtetuese, senati nuk do të zgjidhet më nga ana e qytetarëve, por do të përbëhet nga anëtarë të këshillave lokale dhe kryetarëve të komunave. Revista shton se politikanët komunale në Itali janë shpesh më të korruptuarit.
Sipas Th Economist ligji i ri zgjedhor i mundëson partisë së parë 54% të vendeve nënparlament. Diçka që në të ardhmen mund të favorizojnë Beppe Grillo-n e pesë yjeve në vend të Renzit dhe reformave të promovuara prej tij.
http://www.economist.com/news/leaders/21710816-country-needs-far-reachin...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.