Standardi demokratik i “mikut Aleksandër”: Largohem nëse kandidati i partisë sime, humbet garën për President

Postuar në 23 Nëntor, 2016 14:39

Aleksandër Vuçiç ka hedhur poshtë zërat se ai do të garojë për president të Serbisë vitin që vjen. Në një intervistë për gazetën kroate, “Globus”, Vuçiç ka theksuar se ende nuk ka një emër për president nga partia e tij. Por qysh tani kryeministri serb ka deklaruar se nëse kanditati I partisë së tij SNS, humbet garën presidenciale, ai do të japë dorëheqjen si kryeministër. Agjencia serbe, “B92” citon njoftimin e javores “Globus”, sipas të cilit në intervistën e plotë Vuçic sqaron se për cilat arsye ai ndihmoi një grusht shteti në Mal të Zi, përmes të cilit u përfol se do të likujdohej fizikisht Gjukanovic. Për marrëdhëniet me Kroacinë, Vuçiç ka ruajtur tone realiste: mjafton të mos përkeqësohen.

Të paktën nuk po gënjejmë njëri – tjetrin”, tha Vuçiç.

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Pse si fut nje referendum si palluqja jone ky Vuçja? Nuk ditka te marre shembull nga i pari i klases.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.