Kontétë që vulosën humbjen e Clinton-it

Postuar në 20 Nëntor, 2016 23:58
Eduard Zaloshnja

Hillary Clinton-i do të mbahet mend si kandidatja që mori rreth 1 milione e 500 mijë vota më shumë se sa rivali i vet në rang kombëtar, por që nuk arriti të shkojë në Shtepine e Bardhe, sepse mori 100 mijë vota më pak se ai në 3 shtete që ajo duhej t’i kishte fituar – Pennsylvania, Michigan, Wisconsin.

Po të futemi fare pak më thellë në numra, bien në sy këto fakte interesante:

1 - Në Wayne County, Michigan (ku ka përqendrim të madh të popullsisë zezake), Clinton-i mori më shumë vota se në çdo konté të këtij shteti, por sidoqoftë, mori 78 mijë vota më pak se sa kishte marrë Obama më 2012. Po të kishte marrë 66 mijë vota më pak se sa ai (e jo 78 mijë), do të kishte fituar në të gjithë shtetin e Michigan-it, duke siguruar edhe 16 delegatë në Kolegjin Elektoral. (Në Michigan morën pjesë në zgjedhje 4.6 milionë votues.)

2- Në Milwaukee County, Wisconsin (ku ka përqendrim të madh të popullsisë zezake), Clinton-i mori  më shumë vota se në çdo konté të këtij shteti, por sidoqoftë, mori 43 mijë vota më pak se sa kishte marrë Obama më 2012. Po të kishte marrë 22 mijë vota më pak se sa ai (e jo 43 mijë), do të kishte fituar në të gjithë shtetin e Wisconsin-it, duke siguruar edhe 10 delegatë në Kolegjin Elektoral. (Në Wisconsin morën pjesë në zgjedhje 2.8 milionë votues.)

3 – Në Pennsylvania, Clinton-i mori 68 mijë vota më pak se sa kishte marrë Obama më 2012 (deficiti ishte i shpërndarë në disa konté dhe në të gjitha racat). Po të kishte marrë po aq vota sa ai, do të kishte fituar në Pennsylvania , duke siguruar edhe 20 delegatë në Kolegjin Elektoral. (Në Pennsylvania morën pjesë në zgjedhje 6 milionë votues.)

Po të kishin ndodhur 3 gjërat “e vogla” të mësipërme, tani mediat do të komentonin blah, blah, blah, sesi koalicioni i madh i votuesve nën 30 vjec, plus votuesit e bardhë të arsimuar, dhe plus votuesit e minoriteteve etniko-raciale arritën ta çonin Hillary-n në Shtëpinë e Bardhë… 

Comments

Submitted by Albi_I (not verified) on

Po vrasjen e Ardit Gjoklajt kush e vulosi Zalo? Ai miku yt ne Bashki?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.