Fitore me duar në xhepa e PS në Kolonjë

Postuar në 21 Nëntor, 2016 10:11

Fitore me duar në xhepa mund të quhet e ajo e kandidatit të majtë në Kolonjë. Bashkia e këtij rajoni ne 3 vitet e ardhshme do te drejtohet serish nga Partia Socialiste. Kandidati i Saj, Ilia Stefo fitoi me 2100 vota me shume zgjedhjet e pjesshme qe u zhvilluan kete te diele perballe Dritan Hajros se PAA-se te mbeshtetur nga Partia Demokratike.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas fitores së kandidatit të PS-së në kolonjë. “Faleminderit Kolonja për besimin e madh. Urime Ilia Stefos. Superfitore +2101 vota (+727 në 2015) janë një inkurajim e detyrim i madh për ne”- shkruan Rama në FB.
Kandidati i djathtë ka pranuar humbjen dhe ka uruar rivalin për fitoren. Ky është testi i dytë elektoral që dy koalicionet provohen para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Në të dyja garat kandidatët e mbështetur nga e majta kanë shënuar fitore me diferencë të madhe ndaj kundërshtarëve dhe kjo jo për faj të kandidatëve. Sado të parëndësishme, rezultatet e dy zgjedhjeve të pjesshme në Dibër e Kolonjë tregojnë se pamvarëisht frymës kundër pushtetit, opozita nuk shihet si alternativë dhe projektimi i një mandati të dytë për të majtën duket pa pengesa serioze gjithmonë në varësi edhe të kapi çove të Ilir Metës.

Comments

Submitted by Arben (not verified) on

Fitorja e te majtes nuk varet nga opozita! Keto qe jane sot ne opozite apo te tjere, te gjithe do kene te njejtin rezultat! Kjo nuk ka te beje me platformat apo me besimin e qytetareve, por me nje fiksim te qytetareve tane! Fiksimi eshte PS te cilen njerezit e kane si myslimanet Muhamedin apo te krishteret Krishtin! Eshte dicka pertej racionales, nje magji qe i ben njerezit te rrethojne ne fleten e votimit, opsionin e majte! Eshte si puna e dashurise! Edhe pse e dine njerezit qe partneri te tradheton, edhe pse e dine qe nuk kane asnje te mire prej saj, prape e ndjejne ne shpirt dhe i japin mbeshtetjen! Kete gje po e shfrytezon mire Rama&kompani dhe punet po i ecin vaj! Do ja kishin zili te gjithe lideret e botes!

Kush mendon ndryshe, cdo here do te pesoje te njejtin zhgenjim!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.