Obama-Putin, takim në Lima të Perusë
Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti në largim i SHBA-ve, Barak Obama u takuan në kuadër të samitit të APEC (Organizata e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor) që po mbahet në Lima të Perusë.Takimi mes tyre u konfirmua nga Dmitry Peskov, përfaqësuesi i Kremlinit.
Ai tha se të dy udhëheqësit u përshëndetën dhe biseduan për disa minuta në fillim të samitit. Kjo është seanca e fundit në të cilën marr pjesë Obama, i cili në janar do të largohet nga presidenca amerikane. Takimi vjen në një kohë kur raportimet e disa mediave amerikane flasin për një simpati mes presidentit rus Putin dhe presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump.
Ky i fundit ka shpalosur një qasje tjetër në raport me Rusinë dhe krizën në Siri, duke ngritur pikëpyetje mbi rebelët që mbështet Uashingtoni, ndërsa ka kërkuar shpartallimin e Shtetit Islamik.
Add new comment