"Prezenca e Hashim Thaçit më detyron të bojkotoj Samitin e Diasporës"*

Postuar në 18 Nëntor, 2016 09:17

Në Tiranë më datë 18-20, do të organizohet për herë të parë Samiti i Diasporës shqiptare. Personalisht u jam shumë mirënjohës e faleminderues, Ministrisë së Punëve të Jashtme, Drejtorisë së Diplomacisë Publike të qeverisë shqiptare, për ftesën dhe për dërgimin e rregullt të informacioneve, me qëllim që të më bëhet më i lehtë udhëtimi për pjesëmarrje në Samitin Diasporës në Tiranë. Faleminderoj, po ashtu, edhe sekretaren e Parë të Ambasadës së Shqipërisë në Stokholm, Rozeta Fejzulla, që po ashtu, me qëllim të lehtësimit të procedurave në kufi nga organizatoret e aktivitetit, më kontaktoi në mënyrën më profesionale e korrekte.

Të nderuar organizatorë të Samitit të Diasporës,

Të nderuar pjesëmarrës,

Arsyeja se përse nuk do të marr pjesë në Samitin e shumëpritur të Diasporës, është sepse samitit do t’i adresohet edhe Kryetari i kontestueshëm i Kosovës, Hashim Thaçi.

Hashim Thaçi nuk është bartës i vlerave njerëzore. Ai është prodhues e përçues i së keqes, i kiçit, i shundit… Ky njeri, për qytetarët e Kosovës, është sinonim i dhunës: Ai është personi i cili ka varfëruar politikën, ekonominë dhe kulturën e shqiptarëve të Kosovës. Është po ky, z. Thaçi që ka shkatërruar kulturën, gjuhën, historinë dhe kombin shqiptar në Kosovë.

“Pyka”e thaçiane ka përçarë diasporën e bashkuar shqiptare. Sjellja e tij i ka mbyllur portat e Kosovës për kthimin e mërgimtarëve në Kosovë. Shteti i tij sapo ka vrarë edhe birin e mërgimtarit të kthyer nga Zvicra…. Ai dhe vetëm ai, është shpresëvrasësi e jo shpresëhënësi i shqiptarëve në diasporë!

Të nderuar,

prezenca e tij fizike në këtë samit, vetëm sa do e rëndonte shpirtin e lodhur të diasporës shqiptare. Ai, fjala dhe retorika e tij është përcarëse, e jo permbedhëse për shqiptarët në diasporë: Është, po ky aktor politik, i cili qytetarët e vet i ka shndëruar në refugjatë e të huaj në shtëpi të vet. Është ky njeri, po, është ky njeri që shteti i tij, sot, në shekullin e XXI, ka burgjet me të burgosur politik e zyrat plot me kriminel në politikë…

Ja, kjo është arsyeja e mungesës sime në Samitin e aqpritur të Diasporës.

P.s. Kërkoj mirëkuptim publik nga zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Drejtorisë së Diplomacisë Publike, për heshtjen revoltuese, reagimin tim përjashtuese ndaj letrave të dërguara nga ana e tyre.

Sinqerisht,

Gëzim Mekuli

P.S.  Faleminderoj po ashtu edhe z. Mark Gjonaj për ftesën e sinqertë vëllazërore.

*Titulli i autorit: Ja arsyet përse nuk do të marr pjesë në Samitin e parë të Diasporës në Tiranë

 

Comments

Submitted by islam geci (not verified) on

o kujt poj plas se a merr pjes ti apo jo vetem një grek maqedon e serrb flasin e shkruajn ngjashëm si ti të pa verteta. Po hajt tregona ti se qka i ke ndihmu diaspores ne përgjithsi aa a mos tu ka mush mendja mu ba far politikanii a qka

Submitted by Arbër (not verified) on

O ti Pronto, nëse nuk te plas ty atëherë mësohu me mbyll gojën e mos caj trurin tjetrit! Janë mu kësi pronto të vegjël si ti që shkoni pas hashës e mbledhni grimca, e pastaj rrehni gjoks se demek ju paskeni ba najsend. Shumë veprim me vend, shpresoj që edhe të tjerët ta ndjekin shembullin e Z Mekulit.

Submitted by Genèva (not verified) on

S'po flas veq ppo e përkrahi kët ''O ti Pronto, nëse nuk te plas ty atëherë mësohu me mbyll gojën e mos caj trurin tjetrit! Janë mu kësi pronto të vegjël si ti që shkoni pas hashës e mbledhni grimca, e pastaj rrehni gjoks se demek ju paskeni ba najsend. Shumë veprim me vend, shpresoj që edhe të tjerët ta ndjekin shembullin e Z Mekulit.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Edhe mua me erdhi nje ftese per ne samit. Sapo mora vesh qe ne kete samit do te marre pjese edhe Edvin Kristaq Rama vendosa te mos shkoj. Arsyet jane pak a shume ato qe jep Mekuli per Thaçin. Ja keshtu.

Submitted by Agim (not verified) on

Po kush ta fut ty pash nderin a merr a nuk merr pjes ne ate event a jo. Mendja jote hajt te permendi Thaqin e tani nashta behna faktor. Krejt bota Perpjeket me Kriju Heronj nga Balta POR Vetem Shqiptaret Perpjeken me i shendrru Heronjet ne Balt. TURP PER TY E SOJIN TEND!

Submitted by Ruzhdi (not verified) on

" Edhe une nuk do marre pjese ne Samitin e Diapordhes kur kuptove se aty eshte edhe Kryetari i Republikes se Kosoves z, Hashim Thaqi njeru i cili qe nga mosha Rinora ka qene sinonim i Dhunes kunder okupatirit Serbe dhe veglave shqipfolse ne Kosove " !

Submitted by Prenku (not verified) on

Deshirojë ti shprehë mbështetje morale intelektualit te mirfilltë si Gëzim Mekuli. Me pregaditje te tillë, formim atdhedashes e qendrim të drejtë parimorë. Shprehë hapurë ashtu si duhet te shprehet ç'do njeri që ndien dhimbje për gjendjen e mjerë ekonomike e politike qe katandisen Kosoven e popullin e sajë garnitura analfabeto- politike, korruptuese- kriminale- shitëse e pasurive minerale e teritoriale te Kosoves. E këtijë z. Thaqit. Guximi intelektual e qytetarë i z. Mekuli duhet te jetë i perqafuarë nga te gjithë ata qe e kuptojnë demin qe po i bëhet Kosoves e popullit shqiptarë nga kjo garniturë politikanesh analfabet qe kan pur shtetin e bërë ankandë publikë per interesat e fqinjve te sajë ishë pushtues te Kosoves, e pushtues te tanishem te trojeve shqiptare.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.