Helene Mayer, kampionia hebreje në ekipin olimpik nazist
Helene Mayer konsiderohet një nga sportistet më të mira të skermës në histori. Një hebreje e lindur në Gjermani, Mayer do të kishte një jetë dramatike, që e çoi atë nga titujt kampionë dhe adhurimi, te largimi detyruar, rikthimi nën ekipin olimpik nazist dhe largimi I dytë.
Ajo fitoi kampionatin kombëtar në vitin 1924 në moshën 13 vjeç dhe e mbrojti atë për 6 vite rresht. Në vitin 1928 ajo përfaqësoi Gjermaninë në Lojërat Olimpike të Amsterdamit ku fitoi dy medalje të arta. Në vitin 1932 ajo merr pjesë në lojërat e Los Angeles ku edhe qëndron. Me ardhjen e nazistëve në pushtet vlerësimi për të zhbëhet, ajo përjashtohet nga klubi i skermës në qytetin e vet. Mayer fillon punë si mësuese e gjermanishtes në një kolegj në Oakland.
Në vitin 1936 ndodh një nga kthesat më të pashpjegueshme: SHBA-ja po mendonte të bojkotonte Lojërat Olimpike të Berlinit për shkak të qëndrimeve të regjimit të Hitlerit. Për të shmangur një gjë të tillë, kreu I Komitetit Olimpik AMerikan, Avery Brundage, bindi gjermanët që të lejonin një lojtar hebre në ekipin e tyre. Kështu ata ftojnë Mayer e cila pranon. Ajo del e dyta përballë hungarezes Ilona Elek duke marrë një medalje argjendi të cilën e celebron me përshëndetje naziste. U rikthye në SHBA ku vdiq në vitin 1953 në moshën 42 vjeçare. Pjesëmarrja e saj me ekipin nazist pavarësisht mizorive ndaj hebrejve mbetet e pashppjeguar, ndonëse ambcia prej sportisti është shpjegimi i vetëm.
Add new comment