Shfuqizimi nga Kushtetuesja, amulli dhe shumë pikëpyetje mbi zbatimin nga ATP të ligjit të pronave
Edhe pse Gjykata Kushtetuese pezulloi dy pika të nenit 6 të Ligjit për trajtimin dhe kompesimin e Pronës, Drejtoresha Agjencia e Trajtimit të Pronës tha se kompesimi i pronave do të vijojë sipas formulës së qeverisë të lënë në fuqi nga Gjykata Kushteuese, e cila parashikonte vlerësim sipas statusit që pa patur prona në momentin e shpronësimit.
“Aty ku prona është e lirë i kompensohet fizikisht dhe e plotë pronarëve, natyrisht vlerësuar sipas ligjit të ri. Shfuqizimi i pikës 3 të nenit 5 nuk sjell asnjë pasojë lidhur me metodologjinë e vlerësimit financiar të pronave të njohura për kompensim”, tha Sonila Qato, drejtoresha e ATP.
Por si një nga ankimuesit e ligjit të pronave, Partia Republikane thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese e ndryshon në themel ligjin, pas me rrrezimin e pikave 3 dhe 5 të nenit 6 Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar të gjithë nenin që bënte vlerësimin e pronës sipas gjendjes së saj në vitin 1945 pa marrë parasysh transformimin dhe gjendjen e saj aktuale sot.
Ndaj dhe kërkon nga Agjencia e Kompensimit të Pronave duhet të ndërpresë menjëherë shqyrtimin e vendimeve. “Agjencia të ndërpresë punën derisa të amendohet nga parlamenti dhe Kushtetuesja të zbardhë vendimin, në të kundërt çdo vendim është nul. Rrëzimi e ndryshon në themel ligjin, e hedh poshtë , nuk bëhet vlerësim në baze të gjendjes në vitin 1945”.
Add new comment