Këshilltari i Trump: SHBA të dorëzojë Gulen. Netanjahu rezervon takimin e parë me presidentin e ri amerikan
Pikëpyetjet më të mëdha pas zgjedhjes së Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara lidhen me politikën e jashtme amerikane dhe qasjet e administratës së re amerikane në çështje kruciale për sigurinë globale. Ndonëse është herët për të folur nëse SHBA do të ndryshojë kurs në politikën e jashtme shenjat e para tregojnë se presidenca Trump do të mbështetet në aleatët strategjikë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si Izraeli, Turqia apo dhe dialektikë tjetër në marrëdhëniet me Moskën. Mediat amerikane raportojnë se presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara pati të mërkurën një komunikim telefonik me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjiahu, të cilin e ftoi në për tu takuar në rastin më të parë të mundshëm.
Zyra për shtyp e kryeministrit izraelit e përshkroi si një bisedë "të ngrohtë dhe miqësore" duke shtuar se Shtetet e Bashkuara nuk kanë aleat në të mirë se Izraeli. http://www.huffingtonpost.gr/2016/11/09/eidiseis-diethnes-trump-kalese-s...
Marrëdhënie strategjike SHBA duket se do të nxisë edhe me Turqinë e Erdogan. Një prej këshilltarëve kryesorë të Donald Trump, Michael Flynn thotë për gazetën "Hill" se roli i Turqisë është tejet i rëndësishëm për interesat amerikane në rajon. Sipas tij qëndrimi i administratës Obama për t'u distancuar nga Turqia nuk u shërbeu interesave amerikane. "Duhet të kuptojmë se Turqia është prioritet, duhet ta shohim botën me sytë e Turqisë"- thotë Hill. http://thehill.com/blogs/pundits-blog/foreign-policy/305021-our-ally-tur...
Duke iu referuar kërkesës së Turqisë për ekstradimin e Fetullah Gulen, Flynn thotë se SHBA duhet ta përmbushë këtë kërkesë. "çfarë do të kishim bërë ne pas 11 shtatorit nëse dëgjonim lajmet se Osama Bin Laden jeton në një vilë në Turqi dhe paralelisht drejton 160 shkolla që financohen nga taksapaguesit turq? Flin e cilëson Gulen si një islamik radikal dhe jo të moderuar siç përpiqet ai ta prezantojë veten, duke e krahasuar me udhëheqësin e revolucionit islamik në Iran, Ajotollah Khomenei. Ai thotë se qeveria amerikane nuk duhet të bëjë të njëjtin gabim dhe të mbështesë Fetullah Gulen.
Add new comment