Ligji i pronave, Gjykata Kushtetuese zhvlerëson "zërin kadastral fillestar" si kriter kompensimi për 26 mijë dosje
Dy pika të ligjit “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” janë gjetur në shkejle nga Gjykata Kushuetuese e cila ka vendosur shfuqizimin e tyre. Bëhet fjalë për pikën 3 dhe 5 të nenit 6 të këtij ligji, që detyron pronarët që kanë përfituar vendim kthimi dhe kompensimi nga Agjencia t’i kthejnë shtetit diferencën e vlerës monetare, pas llogaritjes me formulen e re qe bazohet ne zërit kadastral që toka ka pasur në kohën e shpronësimit.
Bëhet fjalë për tokat përreth qyteteve, të cilat janë shfrytëzuar prej dekadash si tokë truall, dhe janë përdorur për ndërtimin e banesave, parqeve, shkollave dhe qe do të vlerësohen me çmimet e tokës bujqësore siç janë sekuestruar në vitin 45 dhe jo me statusin aktual si pronë truall. Me këtë formulë toka fizike qe i mbetet në dispozicion të shtetit do te përdoret për kompensim, për t’ua shitur subjekteve të tjera apo për t’u nxjerrë në ankand. Ky vendim bën nul efektin financiar të ligjit të ri mbi 26 mijë dosje të cilat janë trajtuar nga Agjencia e Kthimit dhe Kompesimit të Pronave.
Ligji në fjalë është kundërshtuar ashpër nga 7 Shoqatat të ish-pronarëve, Presidenti i Republikës dhe Partia Republikane, të cilat iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese, e cila nga ana e saj kërkoi mendim edhe nga Komsiioni i Benecias
Në vendimin e vet, Gjykata sqaron se:
"Pasi u analizuan pretendimet e ngritura nga kërkuesit, si dhe prapësimet e paraqitura nga subjektet e interesuara, Kuvendi i Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, Agjensia e Trajtimit të Pronave, bazuar në nenin 131 dhe 134 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë si dhe në ligjin nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”:
- Refuzimin e kërkesës për shfuqizimin e nenit 6 pika 1 shkronja “ b” dhe nenit 7 pika 2 shkronja “a” dhe “b” të ligjit të mësipërm.
- Rrëzimin e kërkesës për pjesën tjetër".
Add new comment