Ikja pa fjalë
Kampi demokrat, por edhe vetë sistemi politik amerikan mori një goditje ballore nga fitorja e Donald Trump. Jo më shumë për faktin se fitoi një kandidat republikan, por sepse fitoi Donald Trump një personazh atipik për kriteret tradicionale të politikës amerikane dhe më gjerë. Hillary Clinton u mundua me çdo mënyrë të fitojë marketingun elektoral, duke përdorur banalitetin e Madonës apo të pasmet e Jenifer Lopez por nuk ia doli.
Gjithsesi kandidatja demokrate ka pranuar humbjen dhe sipas CNN i ka telefonuar rivalit të saj dhe i ka uruar fitoren. Këtë e konfirmoi edhe vetë Trump në fjalimin e fitores. Vetë Clinton nuk ka pranuar të komentojë më tej për rezultatin, përveç fjalëve të kreut të fushatës së saj John Podesta para përfundimit të numërimit ku kërkoi durim deri në votën e fundit.
Nga ana tjetër mediat botërore raportojnë se një nga të parët që i ka uruar fitoren Donald Trump ka qenë presidenti rus, Vladimir Putin. Ndërsa agjencia Interfax njofton se Duma ruse ka duatrokitur zgjedhjen e Donald Trump. "Kolegë para pak minutash, Hillary Clinton pranoi humbjen në zgjedhjet amerikane"-u tha deputetëve që shpërthyen në duartrokitje kreu i Dumës ruse, Nikonov.
Trump ka marrë urime për fitoren edhe nga kreu i Parlamentit Europian, Martin Schulz dhe kryetarja e Fronit Nacional në Francë, Marin Lepen.
Add new comment