Paralajmërimi i Austrisë: Marrëveshja për emigrantët me Tuqinë, drejt fundit
Ministri austriak i Mbrojtjes, Hans Peter Doskozil, ka paralajmëruar BE-në se marrëveshja e shkëmbimit të emigrantëve me Turqinë, rrezikon të prishet.
“Ne duhet të jemi gati të veprojmë”, citon “EuObserver” ministrin Doskozil pas një takimi me homologët e vet të Kroacisë, Hungarisë, Maqedonisë, Polonisë, Serbisë, Sllovenisë dhe Sllovakisë.
Turqia ka bërë të qartë se pa lehtësimin e lëvizjes për qytetarët e saj, marrëveshja bie. Në BE është në fuqi legjislacioni antiterrorizëm, të cilin BE-ja kërkon që të shfuqizohet. Pas kësaj kërkese Ankaraja zyrtare sheh një përpejkje për ndërhyrje në punët e brendshme, ndonëse me këtë legjislacion Erdogan ka bërë spastrime të mëdha pas grushtit të shtetit të korrikut të këtij viti.
Add new comment