Kush do të jetë presidenti i ri i SHBA-ve, vendimtare "shumica e heshtur" e të bardhëve

Postuar në 08 Nëntor, 2016 09:33

Gara presidenciale në Shtetetbe Bashkuara ka mbërritur drejt fundit. Askush s'mund ta thotë me siguri se kush do të jetë presidenti i ri i amerikanëve. Sipas mediave amerikane, Hilary duket më afër 270 votave elektorale, por pikëpyetjet mbeten të mëdha deri në numërimin e votës së fundit.
CNN ka ngritur edhe dy skenarë të mundshëm se si kandidatët mund t’i fitojnë zgjedhjet. Për Donald Trumpin është thelbësore të mbajë dy shtete të cilësuara bastione, të cilat Mitt Romney i fitoi 4 vite më parë, Karolinën e Veriut dhe Arizonën.
Gjithashtu miliarderi duhet të rrëmbejë demokratëve 3 shtete të fituara nga Barack Obama në 2012, Floridan, Ohajon dhe Ijouan. Një humbje në një nga këto 5 shtete, do të ndërlikonte shumë rrugëtimin presidencial të Trampit, shkruan CNN.
Pikëpyetja e madhe e kampit republikan është nëse ajo që quhet shumica e heshtur e të bardhëve që jeton në brendësi të Amerikës do të dalë nga shtëpitë e tyre për të votuar.
Nga ana tjetër kandidatja demokrate Clinton duhet të ruajë të pa cenueshëm atë që quhet “muri blu” i demokratëve, fitoren në shtetet kyçe të Pensilvanisë, Miçiganit dhe Uiskonsit. Nëse ish-Sekretarja e Shtetit mban në këmbë “Murin Blu” dhe fiton një nga Karolina e Veriut, Florida dhe Ohajo Shtëpia e Bardhë është e saj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.