Prokurori Special i Malit të Zi: Nacionalistët rusë, skenar për rrëzimin e Gjukanoviç

Postuar në 07 Nëntor, 2016 11:57

Prokurori special për krimin e organizuar dhe terrorizmin Milivoje Katniç, deklaroi në Podgoricë se një grup kriminal i krijuar nga nacionalistët rusë me mbështetjen e grupeve serbe dhe malazeze kishte një skenar për të rrëzuar ish-kryeministein Milo Gjukanoviç.
"Organizatorët e këtij grupi kriminal kanë qenë nacionalistët nga Rusia që janë nisur nga fakti qeveria në Mal të Zi në krye me Milo Gjukanoviçin nuk mund të ndryshohet me zgjedhje, dhe prandaj duhet rrëzuar me dhunë”.- deklaroi Katniç.
"Plani i grupit të organizuar kriminal ishte që Mali i Zi të ndalohej në rrugën e tij euro-atlantike dhe posaçërisht të pengohet anëtarësimi në NATO"- është shprehur më tej ai. Sipas Katniç “grupi kishte planifikuar të merrte Kuvendin dhe do të arrestonte kryeminstrin Gjukanoviq, të cilin varësisht edhe nga zhvillimet mund ta likuidonin”.
Prokurori Special tha se organizata kriminale “ kishte planifikuar futjen e 50 njerëzve, për të cilët kanë qenë të siguruara 50 armë automatike, municion dhe 50 revole”, tha Katniq. Sipas tij në planifikimin e rrëzimit të qeverisë në Mal të Zi ishte e përfshirë edhe një strukturë politike në vend”.
Në pyetjen nëse organizatorët e akteve terroriste nga Rusia ishin të lidhur me institucionet shtetërore të këtij vendi, prokurori special Katniq tha se nuk ka tani për tani “asnjë dëshmi për përfshirjen e shtetit rus në këtë rast, port ha se ekzistojnë dëshmi për organizatorë si nacionalistë rusë. Bëhet fjalë për dy persona të cilët shteti i Serbisë dhe strukturat e saj të sigurisë i kishin nën mbikëqyrje”, por Katniq nuk e dha identitetin e tyre.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.