Pak a shumë si Kryeministri shqiptar/“Amerikanët do zgjedhin presidentin tonë të radhës. Dua të them të tyrin”
Fërkimet serbo – kroate reflektohen edhe në mediat respektive, ku rast pas rasti nuk mungojnë ironizimet dhe ekspozimet stigmatizuese. Kësaj radhe është presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitarovic e cila gjatë një interviste me gazetën “Danas” ka bërë një lapsus, nga ata për të cilët thuhet se “vete gjuha ku dhemb dhëmbi”.
“Amerikanët do të vendosin se kush do të jetë presidenti ynë i radhës – dua të them presidenti i tyre”, u shpreh Kitaroviç. (Tanjug, file)
Edhe presidentja kroate ka folur për partneritetin strategjik mes vendit të saj dhe SHBA, diçka që e dëgjojmë rëndom edhe nga politika shqiptare. Sipas saj ky partneritet nuk mund të minohet, duke shtuar se “sigurisht ne do të pranojmë zgjedhjen e qytetarëve amerikanë”.
Një aludim ky për Donald Trump dhe pasiguritë e mëdha që ka krijuar fitorja e tij e mundshme. Karahasuar me kryeminstrin shqiptar, Kitaroviç është treguar më e kujdesshme.
http://www.b92.net/eng/news/region.php?yyyy=2016&mm=11&dd=01&nav_id=99560
Add new comment