Edhe Facebook mbështet fushatën e kandidatit republikan, lëvizja Trump do të vazhdojë edhe pas zgjedhjeve kundër parimeve të "Reganizmit"

Postuar në 01 Nëntor, 2016 10:42

Investitori miliarder i teknologjive Peter Thiel, i cili ka marrë kritika për mbështetjen ndaj Donald Trump, tha  se lëvizja që ka krijuar kandidati i republikanëve për Presidencën do të vazhdojë edhe nëse humbet garën për Shtëpinë e Bardhë më 8 nëntor.

"Pa marrë parasysh se çfarë ndodh në këto zgjedhje, ajo çfarë përfaqëson Trump nuk është e çmendur dhe nuk do të zhduket", ka thënë Thiel në një fjalim për gazetarët në audiencën e Klubin Kombëtar të Shtypit në Uashington. Thiel, i cili dhuroi 1.25 milionë dollarë  për fushatën e Trump tha se biznesmeni njujorkez po hedh themelet për një "partie të re republikane", e cila do shkojnë "përtej parimeve të Reganizmit".

Thiel adresoi kritika të ashpra ndaj parisë së Uashingtonit, duke deklaruar se elita  politika e qytetit e ka humbur kontaktin me amerikanin e mesëm dhe se Trump do të rrëzojë një sistem që ka nevojë për të ndryshuar. "E vërteta është se sado të  çmendura të duken këto zgjedhje janë më pak të çmendura se kushtet që mbizotërojnë në vendin tonë", deklaroi Thiel.

Thiel, i cili ka lindur në Gjermani dhe erdhi me familjen e tij në Shtetet e Bashkuara si një fëmijë, është i njohur si bashkë-themelues i shërbimit të pagesave online PayPal dhe një nga sponsorët e parë të Facebook. I vetmi emër i madh që mbështet Trump në Silicon Valley, Peter Thiel ka marrë shumë kritika, madje disa kanë bërë thirrje për largimin e tij nga bordi i Facebook. Por CEO i Facebook-ut Mark Zoukermpergk këmbëngul se Thiel duhet të mbetet për shkak të rëndësisë së që kanë pikëpamjet e tij për kompaninë.

https://www.washingtonpost.com/video/national/peter-thiel-says-the-trump...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.