Erdogan nuk merret me monologje. Thjesht i arreston gazetarët

Postuar në 31 Tetor, 2016 14:32

Presidenti turk Erdogan vazhdon linjën e goditjes së medias kritike. Turqia e tij tanimë po shndërrohet në  një vend me një vektor, atë të pushtetit, duke likujduar në emër të luftës kundër puçistëve çdo shenjë rezistence.

Së fundi është arrestuar kryeredaktori i gazetës opozitare “Cumhuriyet”Murat Sabuncu dhe janë lëshuar urdhër arreste për 13 gazetarë.  

Sabunçu u arrestua mëngjesin e sotëm në Stamboll,ndërsa kish pak kohë që kish zëvendësuar Can Dundar cili dha dorëheqjen në muajin gusht, pasi u dënua me 5 vite burgim për zbulimin e sekreteve shtetërore në lidhje me operacionet e Turqisë në Siri. Prokuroria po heton për lidhjet e mundshme mes gazetës dhe imamit Fetullah Gylen i akuzuar si ideatori i grushtit të shtetit në 15 korrik të këtij viti”, raportojnë mediat.

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Forca Edo, po ti cfare pret, merr shembull nga vellai i madh, plasi ne burg te gjithe keta gazetaret qe te sfidojne me pyetje te papelqyera dhe thone te verteten rreth trapllekut tend.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.