Pas Afrikës së Jugut, edhe Gambia tërhiqet nga Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve: Gjykatë e të bardhëve për persekutimin e njerëzve me ngjyrë

Postuar në 26 Tetor, 2016 20:21

Një tjetër goditje për rendin ndërkombëtar vjen nga Afrika. Pak ditë pasi Afrika e Jugut ui tërhoq nga Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve, edhe Gambia, një vend i vogël turistik, i preferuar nga europianët, ka bërë të njëjtën gjë. Vendimi erdhi pas heshtjes që pasoi kërkesën e presidentit të vendit, Yahya Jammeh, për hetimin e vdekjeve në Mesdhe.

Pavarësisht se thirret si Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve ajo është në fakt Gjykata Ndërkombëtare Kaukaziane(e të bardhëve)për persekutimin dhe poshtërimin e njerëzve me ngjyrë, veçanërisht afrikanëve”, tha ministri i Informacionit, Sheriff Bojang gjatë një daljeje televizive.

Gjykata nuk ka reaguar dhe siç raporton agjencia “Reuters”, ajo është nën presionin se po ndjek axhenda neokoloniale në Afrikë. Po kështu ka një pretendim që nuk po kalon pa pasoja se krimet e vendeve perëndimore nuk po hetohen, edhe pse ato kanë qenë evidente. Ironia qëndron në faktin se shefja e prokurorëve të Gjykatës aktualisht është Fatou Bensouda, nga Gambia dhe ka qenë dikur këshilltare e Jammeh. Në vitin 2013 Gambia u tërhoq edhe nga Commonwealth. 

 

http://www.reuters.com/article/us-gambia-icc-idUSKCN12P335?il=0

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.