OBSH: Vdekje të shumta nga ndotja e ajrit; Sondazhi Numbeo: Tirana më e pista në rajon!(grafikë)
Në raportin e vitit 2016 të Organizatës Botërore të Shëndetësisë: “Ndotja e Ajrit e Ambientit: Një vlerësim global dhe pesha e sëmundjeve”, thuhet se 92% e popullsisë botërore jetojnë në zona ku niveli vjetor i ndotjes është më i lartë se normat e përcaktuara nga OBSH. Ndërkaq, Shqipëria është ndër 15 vendet e para ndër vendet e anketuara, me numri më të lartë të vdekjeve nga sëmundjet e shkaktuara nga ndotja e ajrit të ambientit për 100 mijë banorë. Ataku i zemrës për shkak të ndotjes së ajrit ka shkaktuar edhe vdekjet më të mëdha në Shqipëri, të cilat kapi shifrën e 780 të vdekurve. Në total në Shqipëri ka pasur 1,842 vdekje për shkak të sëmundjeve të shkaktuara nga ndotja e ajrit. Për këtë statistikë renditemi në vendin e 3-të ndër vendet e Ballkanit Perëndimor të anketuara.
Ndërkaq, edhe faqja e sondazheve të perceptimit, “Numbeo”, e rendit Shqipërinë ndër vendet me ajrin më të ndotur në rajon. Ndotja në Shqipëri Sipas sondazheve të mbledhura këto 3 vitet e fundit, “Numbeo” e rendit në vendin e të dytë të perceptuar më ajrin më të ndotur në rajon. Ndërkaq për Shqipërinë ka perceptimin e pakënaqësisë më të madhe në rajon për sa i përket trajtimit të mbetjeve.
Gjithashtu vendi ynë perceptohet si vendi më ndotjen më të madhe të ujit te pijshëm krahasuar me vendet e tjera të rajonit dhe i dyti në Ballkanin Perëndimor për papastërti. Ndotja në Tiranë Pas kryeqytetit maqedonas Shkupi dhe kryeqytetit boshnjak Sarajeva, kryeqyteti shqiptar Tirana, sipas “Numbeo”-s, perceptohet si një ndër kryeqyteti më ajrin më të ndotur në rajon. Gjithashtu sondazhi e ka vlerësuar perceptimin për ndotjen e ajrit të Tiranës si të lartë. Po kështu Tirana është kryeqyteti i dytë në rajon, pas atij maqedonas të Shkupit, me perceptimin e vlerësimit më të keq për papastërtinë. Ndërkohë për sa i përket perceptimit të pakënaqësisë të asgjësimit të mbetjeve, Tiarana është e para në rajon. Ndërkaq, sipas “Numbeo”-s, për Tiranën të anketuarit kanë shprehur nivelin më të lartë të pakënaqësisë për sa i përket gjelbërimit dhe parqeve në këtë qytet.
Add new comment