Ministri izraelit i Mbrojtjes: Lufta e ardhshme me Hamasin do jetë e fundit
Në intervistën e parë mediat palestineze, ministri izraelit i Mbrojtjes, Avikdor Liberman deklaroi se nëse shpërthen një luftë e re në Rripin e Gazës ajo do të jetë e fundit pasi Izraeli do të fshijë nga harta oranizatën Hamas.
"Nuk kemi asnjë predispozitë të fillojmë një përplasje të armatosur, por nëse Izraelit do t'i imponohet luftë, ajo do të jetë e fundit"-paralajmëroi Liberman për revistën Al -Quds.
I njohur për qëndrimet e tij ekstremiste, minsitri izraelit tha se "një konflikt i fundit do të ishte me pasoja shkatërimtare për organizatën Hamas. Që prej 2008 Izraeli ndërmori tre sulme luftarake ndaj Hamas, e cila po qeveris Rripin e Gazës që prej vitit 2007. Qeveria izraelite e konsideron Hamasin si një organizatë terroriste. Të dyja palët janë një një marrëveshje të brishtë armëpushimi dhe mesa duket po përgatiten për një tjetër përplasje të armatosur.
Liberman, një veteran në politikë mori detyrën e ministrit të Mbrojtjes në Maj duke i dhënë tone edhe më ekstremiste qeverisë së Netanjahut.
Izraeli në bashkëpunim me Egjiptin aplikojnë prej më shumë se 10 vitesh një politikë përjashtuese ndaj Rripit të Gazës me qëllim kufizimin e veprimtarisë së Hamas. Kjo situatë ka izoluar banorët e Rripitbtë Gazës, 2/3 e të cilit jetojnë me ndihmat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Add new comment