PD mban lojën e LSI-së, Basha: Jam penduar për listat e mbyllura, sistemi favorizoi futjen e kriminelëve në politikë

Postuar në 20 Tetor, 2016 12:59

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për integrim duket se janë të kordinuara për taktikën elektorale që do të ndjekin në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Pas Ilir Metës që propozi lista të hapura edhe Lulzim Basha kërkon ndryshimin e formulës së zgjedhjes së deputetëve, me argumentin se proporcionali rajonal me lista të mbyllura favorizoi futjen e kriminelëve në politikë.

“Sot kemi një sistem politik për të cilin jemi bashkëfajtorë. E nisëm me idenë që rajonal-proporcionali do të eliminonte dallkaukët, pse jo edhe kriminelët por falë Edi Ramës ky u kthye në djepin e krimit në politikë. Duke përdorur atributet që ka kryetari i partisë, listat e Partisë Socialiste u bënë si listat e galerave të Italisë, Belgjikës, ku shkoi i mori kriminelët dhe i solli. Ne do të shqyrtojmë të gjitha mënyrat dhe format për ti dhënë fund këtij sistemi, për të mbushur hendekun midis vendimmarrësve dhe zgjedhësit, për të fuqizuar zgjedhësit”-deklaroi Basha në një takim me struktura të degës lokale në njësinë 7 në kryeqytet.

Flirti mes LSI dhe PD nuk është një gjë e re. Të dyja partitë bashkuan qëndrimet për reformën në drejtësi dhe ishin pranë një mocioni mosbesimi ndaj qeverisë, ndërsa tani duket se ndajnë të njëjtin qëndrim edhe për sistemin elektoral, çka mund të përkthehet edhe në një sinjal bashkëpunimi mes tyre pas zgjedhjeve. 

Comments

Submitted by End (not verified) on

Me e mira eshte te futen zgjedhjet mazhoritare,ku deputetet te zgjidhen nga populli drejtperdrejte dhe jo me lista.Po kreret e partive te medhaja i tremben humbjes se tyre. Partite politike ne Shqiperi jane kthyer ne klube, ku drejtuesit dhe miqt e tyre jane te perjetshem.Cfare zgjedhjesh do te kemi propocional te plote sic eshte tani, mazhoritare te plote ( e frikshme per klasen politike), apo gjysem propocional e gjysem mazhoritare sic ka qene ne vitet e para te fillimit te rruges se demokracise? Kjo e fundit trondit themelet e grupimeve brenda partive. Kreret e partive mund te mos kene ne parlament "satelitet e tyre". Me keqardhje por per kete nuk pyetet populli e vendos "ligjevenesi",rezultati eshte urdher per popullin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.