Leonardo di Caprio i dyshuar në një skandal miliarda dollarë me ndryshimet klimatike ku implikohet edhe Hillary Clinton
Një organizatë zvicerane në mbrojtje të pyjeve tropikale ftoi aktorin Leonardo Di Caprio të japë shpjegime mbi përfshirjen e dyshuar në skandalin e disa miliardë dollarëve ose të braktisë detyrën e të Dërguarit të Paqes së Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike.
"Leonardo DiCaprio refuzon me kryeneçësi të shpjegojë marrëdhëniet e ngushta personale dhe financiare me persona kyç në skandalin malajzian të fondit qeveritar të investimeve 1MDB» tha Lucas Straouman, drejtor i organizatës për Mbrojtjen e Pyjeve Tropikale, me bazë në Zvicër. "Kjo është e papranueshme", shtoi ai.
Fondi i Shtetit është themeluar nga kryeministri i Malajzisë, Najib Razak, i cili është edhe president i Fondit. Themelimi i tij u bë me qëllim për të investuar në projekte globale, fitimet e të cilave do të përmirësonin jetën e qytetarëve të vendit. Por sipas zyrtarëve të qeverisë, një biznesmen i huaj kishte përdorur paratë e tij fondi për të siguruar një vizitë në Shtëpinë e Bardhë për të afërmit e kryeministrit të Malajzisë.
Fondacioni i Leonardo DiCaprio është një nga organizatat e dyshuara se kanë marrë disa nga fondet e shpërdoruara nga donacionet e bëra nga personat që lidhen me rastin në fjalë. Për më tepër, filmi ««The Wolf of Wall Street»» mendohet se është financuar nga fondi i 1MDB me Red Granite Productions.
Fondacioni ka ndarë paratë që ishin synuar për ripyllëzimin e pyjeve tropikale në vend. Në korrik, Departamenti i Drejtësisë ngriti një padi në një përpjekje për të bërë konfiskimin e fondeve të kanalizuara përmes bankave amerikane dhe kthimin e tyre për qytetarët e Malajzisë. Thuhet se, në mes të këtyre aseteve janë fitimet nga filmi i DiCaprio, i drejtuar nga Martin Scorsese.
Në skandal është përfshirë dhe Frank Wight Jr. një biznesmen i cili ndihmoi për të hapur një firmë e investimesh të quajtur DuSable Capital Management LLC, aksione të të cilit iu dhanë Barack Obamës dhe kandidates për presidente të Shteteve të Bashkuara, Hillary Clinton.
Add new comment