miliarda dollare
Leonardo di Caprio i dyshuar në një skandal miliarda dollarë me ndryshimet klimatike ku implikohet edhe Hillary Clinton
Një organizatë zvicerane në mbrojtje të pyjeve tropikale ftoi aktorin Leonardo Di Caprio të japë shpjegime mbi përfshirjen e dyshuar në skandalin e disa miliardë dollarëve ose të braktisë detyrën e të Dërguarit të Paqes së Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike.
"Leonardo DiCaprio refuzon me kryeneçësi të shpjegojë marrëdhëniet e ngushta personale dhe financiare me persona kyç në skandalin malajzian të fondit qeveritar të investimeve 1MDB» tha Lucas Straouman, drejtor i organizatës për Mbrojtjen e Pyjeve Tropikale, me bazë në Zvicër. "Kjo është e papranueshme", shtoi ai.