Basha kërkon të hyjë në zgjedhje pa Edi Ramën kryeministër, qeveri teknike apo rrëzim me protesta?
Zgjedhjet e ardhshme do të jenë testi vendimtar por opozitën, por edhe basti personal i Lulzim Bashës për t’u rikonfirmuar si kryetar i Partisë Demokratike. Teorikisht opozita ka folur për mungesë garancish teknike që i pamundësojnë asaj pjesëmarrjen si e barabartë në zgjedhje, por edhe për pengesa të karakterit politik që lidhen me implikimin e strukturën shtetërore në blerjen e votës.
Mbi këto dyshime dhe akuza, opozita ka vendosur si kusht për hyrjen në zgjedhje zbatimin e ligjin të dekriminalizimit dhe një proces pa Edi Ramën. “Zbatimi i ligjit të dekriminalizimit do të jetë një nga kushtet thelbësore për zgjedhjet e ardhshme së bashku me kushtin tjetër madhor që kemi vendosur të gjithë së bashku që me Edi Ramën nuk ka dhe nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.Nuk e deshën votimin elektronik, nuk e duan votimin elektronik se kanë bërë një investim të madh tek droga, tek krimi dhe duan që përmes drogës dhe krimit të diktojnë zgjedhjet e ardhshme.”-tha kreu i opozitës gjatë një takimi në Korçë.
Basha i është rikthyer kështu propozimit për qeveri teknike, tezë që u hodh në periudhën e ftohjes së PS me LSI gjatë negociatave për reformën në drejtësi. A lidhet ky ripropozim me gjendjen aktuale të koalicionit të majtë, kjo vlen për t’u parë, përtej bindjes që ka opozita se Edi rama nuk largohet me votë, por me protesta.
Add new comment