Shqipëria po merr statusin e furnizuesit kryesor me drogë të Europës
Rai3 ka vijuar trajtimin e çështjes së kultivimit dhe trafikimit të dorgës nga Shqipëria. Televizioni i është drejtuar me disa pyetje Prokurorit Cataldo Motta, Shefi i Antimafias në Leçe. Ai vlerëson se Pulia është bërë porta hyrëse e droogës së lehtë në Europë, për shkak se Shqipëria ka hyrë në rrugëne e të qenit furnizuesja kryesore. Të paktën siç shprehet Motta për Rai3, bashkëpunimi me autoritetet shqiptare nuk është ai i duhuri, duke hedhur poshtë kështu pretendimet e palës shqiptare.
“Këtë vit kemi pasur sasi tepër të mëdha droge të sekuestruara. Vetëm në javën e fundit të Shtatorit, Guardia di Finanza ka sekuestruar 3 ton e 800 kilogramë marijuanë...Në të shkuarën ka patur bashkëpunim me autoritetet shqiptare, por kjo është dobësuar disi, ndoshta ka rënë interesi nga ana e autoriteteve shqiptare. Mund të them se Shqipëria ka hyrë në rrugën e të qenit një nga furnizuesit kryesor të substancave të drogës. Kur ne kemi në përgjim një telefonatë ku është prezent një shqiptar, në 90 përqind të rasteve bëhet fjalë për trafik të organizuar të substancave të drogës”, thotë prokurori italian.
http://tvklan.al/tjeter-reportazh-i-raiprokurori-i-leces-shqiperia-nje-n...
Add new comment