Veliaj del në skenë/Plan për koncesion 100.8 milionë euro për plehrat
Zbardhet plani; 100.8 milionë euro për 16 vjet
Gjatë viteve 2015-2016 Bashkia Tiranë ka qenë shumë aktive në procesin e mbledhjes/përpunimit/magazinimit të mbetjeve apo plehrave siç i quajmë rëndom. Ajo ka proceduar qoftë me skemat tradicionale të prokurimit si përshembull kontratë me shoqerinë 3R ashtu si dhe me një skemë më moderne, siç ishte krijimi i një shoqërie aksionere me një palë të huaj (italiane, me eksperiencë të mëparshme në qytetin e Veronës) për të zgjidhur problematikat e plehrave. Shoqëria aksionere e krijuar ka në fakt një mandat shumë më të zgjeruar se sa thjesht problematika e mbetjeve, dhe ketu mund të flitet dhe më gjerë për një problem transparence dukë qenë se Bashkia Tiranë nuk ka sqaruar asnjëherë për publikun e gjerë realisht qëllimin e kësaj shoqërie aksionere si dhe planet disavjeçare që ka ndërmend të realizojë me këtë shoqëri.
Në tërë këtë përçapje të Bashkisë Tiranë binte në sy mungesa e skemës kryesore që pushtoi mediat këto vitet e fundit. Bëhet fjalë për skemën koncesionare apo motrën e saj, skemën PPP. Por në fakt, një investigim i TemA TV nëpër zyrat e Bashkisë Tiranë arriti të zbulojë që në fakt Bashkia Tiranë ka ndërmarrë hapa dhe në këtë sens. Mund të theksojmë se transparenca ka qenë zero dhe në këtë rast dhe në kundërshtim të plotë me ligjin 146/2014 që flet për transparencën dhe njoftimin publik.
Konkretisht, Bashkia Tiranë ka dërguar shkresën nr.prot.2657 date 28.01.2016 dhe nr.prot.8100 datë 11.03.2016 në Ministrinë e Financave me të cilat ka aplikuar për koncesionin/PPP “Përmirësimi i menaxhimit të mbetjeve urbane për qytetin e Tiranës”. Deri më sot Bashkia Tiranë nuk ka informuar publikun për këtë qasje të sajën. Ajo çka bie në sy në aplikimin e Bashkisë Tiranë është se:
- Aplikimi koncesionar kërkon mbështetje nga buxheti shtetëror.
- Mbështetja është në vlerën e 5-6.3 milionë Euro në vit për 16 vjet. Dmth 100.8 milionë Euro në total.
- Nuk ka studim dhe as parashikim për gjenerim të ardhurash nga procesi i magazinimit të mbetjeve.
- Ka një IIR minimale të propozuar në masën 16%.
Jemi të mendimit se një aplikim i të tilla permasave financiare meritonte një bisedë publike. Por Bashkia Tiranë ka vendosur të eci në rrugën e saj. E ftojmë të na sqarojë më tutje për qëllimet e saj, mundësisht, jo pas faktit.
"TemaTv"
Comments
Investigoni sadopak dhe do te
Investigoni sadopak dhe do te shihni se asnje nga tenderat, koncesionet dhe prokurimet e Veliajt nuk eshte transparent! Ose jane korruptive, ose u jepen biznesmeneve te Rilindjes ose pronareve te mediave qe transmetojne kasetat e montuara nga "Lali Eri Production" edhe kur Veliaj eshte jashte shtetit. Ky bastard i Rindotjes dhe Rivdekjes se publikes, njerezores dhe qytetares duhet te jape llogari para drejtesise nje ore e me pare qe te mos pretendoje te behet neser kryeminister se e mori lumi kete vend.
Add new comment