Margrethe II e Danimarkës: “Vendet me monarki e ruajnë më mirë identitetin dhe rrënjët e tyre”

Postuar në 03 Tetor, 2016 17:11

Mbretëresha Margrethe II e Danimarkës i ka dhënë një intervistë revistës gjermane “Der Spiegel”e cila përqendrohet mbi besimin dhe historinë. Danimarka dominohet nga luterianët që sipas mbretëreshës morën rrol pasi vetë mbreti adoptoi drejtim të kristianizmit. Duke iu referuar një fjalimi të mbretit të Norvegjisë, mbajtur së fundmi, sipas të cilit “norvegjezët janë vajza që dashurojnë vajza, djem që dashurojnë djem dhe vajza dhe djem që duan njëri-tjetrin. Norvegjezët besojnë në Zot, në Allah në univers apo edhe në asgjë”, mbretëresha është pyetur për analogjinë daneze të këtij rasti:

Nuk do të thosha se ne jemi një vend multikultural, por më shumë njerëz me rrënjë të ndryshme na ne jetojnë këtu tani, me fe dhe histori të ndryshme qysh prej 30 vitesh. Sipas Kushtetutës, si mbretëresha daneze unë jam e lidhur me besimin luteran. Por kjo nuk përsjashtonnjerëz nga besime të tjera. Përkundrazi, unë besoj se fakti që unë jam fetare më sjell më afër me këdo që ka një besim tjetër. Për më tepër unë përfaqësoj të gjithë njerëzit që janë qytetarë të kombit danez”.

E pyetur për ëndrrën europiane dhe një skepticizëm në rritje për Europën e Bashkuar, monarkja daneze ka një përgjigje të thjeshtë por me përmbajtje domethënëse:

Besoj se euforia për Europën ka sjellë që shumë prej nesh të harrojnë se Europa është një konglomerat i entiteteve dhe vendeve të ndryshme. Por nëse nuk do entitetin tënd, nëse nuk di rrënjët e tua dhe nuk ke më marrëdhënie me to, do kesh probleme edhe me pjesën tjetër të Europës. Një pemë pa rrënjë do të rrëzohet, ndërsa një pemë me rrënjë bëhet pjesë e pyllit. Besoj se shumë njerëz kanë harruar se cilat janë rrënjët e tyre. Ky është një nga avantazhet e vendeve me monarki. Monarku ofron identitet përmes brezave dhe është pjesë e rrënjëve...”, shprehet mbretëresha. 

 

http://www.spiegel.de/international/europe/queen-margrethe-of-denmark-we...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.