“Kisha t’u qëndrojë pranë homoseksualëve dhe transgjinorëve. Por mësimi në shkollë i teorisë gjinore është kolonizim ideologjik”
Papa Françesku ka folur në rrugën e kthimit nga Gjeorgjia për disa çështje delikate për të cilat Kisha Katolike ka mbajtur qëndrime të ngurta deri më sot.
Françesku ka deklaruar se priftërinjtë, kisha në tërësi nuk duhet t’i braktisë apo t’i mbajë larg personat me tendenca homoseksuale, apo transseksualët. Sipas tij Jezui nuk do t’i largonte, ndaj edhe detyra e nxënësve të tij kjo është: të afrojnë me Zotin çdo njeri.
“Në jetën time si prift, peshkop apo edhe si Papë, kam shpqëruar persona me tendenca apo edhe praktika homoseksuale, i kam afruar me Zotin dhe kurrë nuk i kam braktisur. Personave u duhet ndenjur prarë siç bën Jezusi. Kur një person që ka këtë gjendje arrin para Jezusit, ai me siguri nuk do t’i thotë: ik sepse je homoseksual”, tha Papa.
Por kreu i Vatikanit ka ndarë trajtimin e këtyre personave nga Kisha, nga edukimi që po futet në shkolla mbi të ashtuquajturën teoria gjinore, e cila po realizoj atë që Bergoglio e quajti kolonizim ideologjik.
“Një prind francez më tregonte për djalin 10 vjeç, i cili pyetjes: “çfarë do të bëhesh kur të rritesh”, iu përgjigj: “vajzë”. Babai vuri re mandej që në librat shkollorë mësohej teoria gjinore dhe kjo është kundër gjërave natyrore. Është një gjë personi që ka prirjen të tillë, apo edhe që ndryshon seks dhe krejt tjetër të mësosh në shkollë këtë linjë, për të ndryshuar mentalitetin: e quaj kolonizim ideologjik”, tha Papa.
Add new comment