Plehrat e Romës në dorë të Mafies. Kryeministri italian akuzon kryebashkiaken opozitare, njësoj si miku i tij në Shqipëri. Po Veliaj do ta ndalojë Mafien?

Postuar në 02 Tetor, 2016 14:20

Matteo Renzi, kryeministër i Italisë, ndodhet në një pikë vendimtare të karrierës së tij. Në tetor mbahet referendumi për reformën kushtetuese në Itali, e cila do të përcaktojë nëse qeveria e Renzit do të rrijë apo jo. Renzi, i cili është nën akuza të gjithanshme, po reziston duke u shfaqur i sigurtë dhe optimist. Mirëpo goditjen më të madhe Renzi e mori nga lëvizja e Grilos, e cila sot drejton edhe bashkinë e Romës. Dhe për të kundërshtuar peshën e lëvizjes “Pesë yjet”, Renzi ka gjetur një akuzë që ngjan kaq shumë me këto që ndodhin në Shqipëri.

“Ia ka besuar mbetjet Mafies romane”, tha Renzi duke akuzuar kryebashkiaken Virginia Raggi, e cila ia ka kthyer: “Ne nuk jemi PD-ja që ta bëjmë këtë”.

Duke qenë se përvoja italiane për mbetjet është nga më problematiket dhe duke qenë se çështja e plehrave si investim ka ardhur që nga Italia, vlen të pyetet sesi do të menaxhohet kjo gjë që të mos bien mbetjet në duar të mafies. Sipas kryeministrit riciklimi është armiku i mafies, por a nuk ndodh edhe kjo në Itali, e sërish mafia po ia del shumë mirë që të depërtojë. Aq më tepër që ligji i ri thjesht bën disa korrigjime. E vetmja garanci në Shqipëri është se mafia është degëzuar në parti politike. 

 

http://www.corriere.it/politica/referendum-riforma-costituzionale/notizi...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.